Shefi i kabinetit të Ministrisë së Jashtme të Kosovës, Jetlir Zyberaj ka thënë se në ditët në vazhdim, përmes kanaleve diplomatike, do të sqarohen deklaratat e bëra nga presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan kundrejt kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.
Presidenti Erdogan ka kërcënuar kryeministrin Haradinaj, pas qëndrimeve të këtij të fundit, i cili është deklaruar kundër deportimit të gjashtë shtetasve turq nga Kosova për në Turqi.
“Nëpërmjet kanaleve diplomatike në ditët në vijim do të sqarojmë arsyet e deklaratave të bëra nga presidenti Erdogan, në pajtim me marrëdhëniet e mira që kemi si dy shtete dhe të parimeve të barazisë së shteteve sovrane dhe mos përzierjes në punët e brendshme”, ka shkruar Zyberaj në Facebook.
Zyberaj ka shtuar se Kosova ka institucionet e veta, që udhëhiqen nga të zgjedhurit e popullit.
Të enjten në Kosovë janë arrestuar dhe më pas deportuar për në Turqi gjashtë shtetas turq. Pesë prej të dëbuarve ishin punonjës në shkollat “Mehmet Akif” në Kosovë, ndërkaq i dëbuari tjetër ishte mjek turk.
Krerët institucionalë në Kosovë kanë thënë se nuk kanë qenë në dijeni të këtij operacioni. Për këtë fakt, kryeministri Haradinaj, të premten ka shkarkuar nga detyra ministrin e Brendshëm, Flamur Sefaj dhe shefin e Agjencisë së Inteligjencës së Kosovës, Driton Gashi.
Erdogan ka thënë se Haradinaj “do të paguajë” për këto qëndrime, duke thënë se, që kur kryeministri i Kosovës “mbron ata që punojnë për të bërë grusht shteti ndaj Republikës Turke?”/Rel
l.h/ dita

Shqiptart e Kosoves po na dalin ma burra se na shqiptart e Shqipnise, qe durojme drejtursit Berisha-Rama e jena ba rajate e turkut neo-osman sulltanit kriminel Rexhep Taip Erdogan.
JAM I BINDUN se jena tue iu afrue fundit te ketyne dyve.
Saber edhe pak.
O skenderbeu i kosoves kthei nje pergjigje sulltanit te turqise ashtu sic e meriton ai me pallen tende lart
Respekt per Kryeministrin Hajradinaj!
Ta mbledhe mendjen njehere e mire osmanlliu i Anadollit se shqiptaret nuk jane vellezer me turqit.
Shqiptaret jane nje popull Kristjan dhe Muhamedane te te njejtit gjak dhe etni.
Muslimanet shqiptare nuk jane turq ashtu sikunder dhe ortodokset nuk jane sllave dhe greke por shqiptare.
Koha kur osmanet, sllavet dhe greket i perçanin shqiptaret nepermjet fese ka perenduar me 1912.
Nepermjet ketyre ndasive i humbur ne histori kana dale gjithmone populli shqiptar.
Me Gylenin le ti zgjidhe vete punet aty ne sulltanllekun e tij.
Kryeministri i Kosoves ka mbeshtetjen e gjithe shqiptareve proevropiane dhe perendimore kudo ku ndodhen.
SHBA-ra jane aleati dhe mbrojtesi yne me i madh.
Para disa kohe agjensi lajmesh në Turqi patë dhënë një lajmë bombë se në Kosovë pregaditën njerëz për të kry atentat ndaj Erdoganit dhe a ka pas përgjigjëje nga Kosova e pyes zotrinë