Menjëherë pas zhvillimit të provimit me shkrim në datën 31 mars, ka nisur edhe korrigjimi i testeve të qindra infermierëve të Tiranës që garojnë për të fituar një vend të lirë pune në poliklinikat, spitalet dhe qendrat e tjera mjekësore publike.
Në orët e para të ditës së sotme, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka zbardhur rezultatet e testimit me shkrim të infermierëve, fizioterapistëve, dhe teknikëve të tjerë të qarkut të Tiranës. Në vijim gjeni të detajuara pikët e siguruara nga 421 kandidatët, infermierë, fizioterapistë dhe teknikë të imazherisë.
“Të gjithë hapat e konkursit kanë qenë transparente dhe me kënaqësi konstatoj se procesi ka shkuar shumë mirë. Rezultatet përfundimtare për secilin kandidat do të dalin nga mbledhja e pikëve të dosjes, të cilat tashmë janë të shpallura, si dhe pikëve të grumbulluara nga rezultati i testit me shkrim”, ka vënë në dukje ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.
Dita shkruan se pas Tiranës, testimi i radhës do të zhvillohet në Shkodër me datë 3 prill për qarqet: Shkodër, Durrës, Lezhë, Dibër dhe Kukës. Testimi tjetër do të jetë në Elbasan me datën 4 prill për qarqet Elbasan, Korçë dhe Berat. Ndërsa në datën 5 prill përmbyllen testimet në Vlorë, për qarqet Fier, Vlorë dhe Gjirokastër.
“Ne synojmë që në përfundim të këtij procesi, kandidatët më të mirë do të punësohen në strukturat tona publike, për herë të parë përmes një konkursi transparent, me bazë merite për dijet dhe formimin e secilit kandidat”, përfundoi ministrja Manastirliu.
Për të parë listën e plotë klikoni KETU
p.k/dita
