Vizita e kryeministrit grek, Aleksis Cipras në Tiranë e programuar në fillim të muajit prill u shty për disa muaj më vone dhe u zëvendësua me një vizitë blic të kryediplomatit grek Nikos Kotzias të enjten.
Por si i shohin marrëdhëniet mes dy vendeve gazetarë dhe historianë nga vendi fqinj? Megjithëse ata shprehen optimistë se negociatat do të finalizohen me sukses, duke zgjidhur kështu të gjitha çështjet e ngritura në tryezat dypalëshe, për Greqinë çështja çame mbetet e panegociueshme dhe inekziste.
“Çamët ishin një grupim në Greqi, të cilët në vitet 1941 deri në vitin 1945 zgjodhën anën e gabuar, u dogj dhe i njomi me të thatin. Unë kam folur me çamë në Shqipëri, gjithashtu kam marrë pjesë dhe në aktivitetet e tyre ku kam kryer shume intervista në vitin 2007. Kur i pyesja përse nuk shkoni në gjykata, ata nuk kishin kundërshtar as aktet kadastrale në Igumenicë. Më vonë, mësova se një nga arsyet që nuk shkojnë në gjykata është shumë e thjeshtë, sepse do ta humbin gjyqin. T’iu jap një shembull që ta kuptoni. Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut nuk mund të përdoret, pasi kjo gjykatë në të shkuarën ka studiuar rastin e Çekosllovakisë dhe Sudetëve, i cili është një rast i njëjte, dhe nuk mund të shqyrtojë çështje që i kanë rrënjët e tyre përpara vitit 1952.”
Gazetari grek nga televizioni shtetëror ERT ndoqi nga afër këtë vizitë dhe sipas tij marrëveshja e përcaktimit të kufirit detar është e domosdoshme për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
“Jeni në një procedurë e cila ka filluar me takimet në Kretë dhe në Korçe. Kjo procedurë u ndërpre për arsye të autorizimit të cilin duhet të jepte presidenti i republikës së Shqipërisë, Ilir Meta autorizim për zotin Bushati në lidhje me negocimin e marrëveshjes së kufirit detar. Kjo procedurë duhet të hapë rrugën për një marrëveshje të re fqinjësie, e cila do të zëvendësoje marrëveshjen e vjetër si dhe për disa çështje që mbeten pa u zgjidhur. Mendoj se marrëveshja për kufirin detar është një marrëveshje shumë e rëndësishme edhe për Greqinë edhe për Shqipërinë, duke pasur parasysh eksperiencën e Kroacisë në anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Bashkimi Europian nuk mund të pranojë vende të cilat kanë të pazgjidhura kufijtë me vendet anëtare. Kjo çështje duhet të zgjidhet. Qëndrimet e të dyja palëve janë mjaftueshëm të ndryshme. Mendoj se një vështirësi e madhe e cila duhet të kapërcehet është vija e kuqe që kishte vendosur Shqipëria. Me këtë vijë të kuqe dua të them vendimin e Gjykatës Kushtetuese.”
Por ndërsa Çamërinë e konsideron një kapitull të mbyllur Athina kërkon respektimin e të drejtave të minoritetit grek që jeton në jug të vendit. Kjo është një nga çështjet e rëndësishme për Greqinë e shtruar ne tryezën e bisedimeve.
“Te vjen keq që ndonjëherë apeli ose retorika politike e disa personave te caktuar e klasës politike shqiptare të kujton recidiva të tilla nëse do te shkonim ne Gjirokastër ose më shumë në Sarandë, do të shikoni dhe do të dëgjoni shumë ankesa për të drejtat pronësore të njerëzve të veçantë te pakicës kombëtare greke dhe ka shumë ankesa gjithashtu për sjelljen arbitrare të pushtetit vendor dhe po të shkojmë në Himarë ka një pakicë kombëtare, e cila identifikohet ku qeveria qendrore për fat të keq është sjellë me arbitraritet dhe fodullëk ndaj tyre madje dhunimi i institucioneve të kultit bile në ditë të shënuara të ortodoksisë dhe krishterimit, krijon përshtypje negative jo vetëm në komunitetin e popullsisë ortodokse krijon probleme dhe shqetësime, te cilat nuk mund te mos ndikojnë dhe në qeverine e Athinës, por krijojnë dhe problem dhe një repulsion si të thuash në zyrat diplomatike të Brukselit”.
Përveçse një pakt politik ku secila palë do të mbrojë interesat e saj kombëtare, ajo që mbetet e rëndësishme është një marrëveshje në të mirë të të dy popujve.
l.h/ dita

Ti je de,t o det i gjerë,
plot me ndjenja, ëndërrime.
Dashurinë, për atdhenë,
ma rrënjose nëna ime.
Kryediplomatit grek Nikos Kotzias thote:
“….qeveria qendrore për fat të keq është sjellë me arbitraritet dhe fodullëk….”
Kjo ka ndodhe dhe po ndodhe edhe ndaj disa krahinave etnikisht shqiptare, ndersa kryediplomatit grek Nikos Kotzias po ankohet per minorancen greke !!!!! Lene mor ate muhabet !!!!!!
Epi të tallin bythën ca grekë të qelbur, se duroj dit. Politikabët tabe, e bejne.
Si ka mundesi gazeta, qe te botoni pasazhe te tilla teresisht antishqipetare, me nje gjuhe presioni dhe detyrimi, me nje detyrim e percaktim ne marredhenie qe duhet te jene te barabarta dhe reciproke, te mos vini asnje emer dhe autoresi se kush i ka bere keto komente??????
A kane nga nje emer kete gazetaret dhe historianet?? Te kujt gazete jane ?? I kane qendrime personale apo jane qendrime te shtetit grek etj ?/ Po historianet cilet jane etj.
Kur jane pa autoresi, si ka mundesi qe i botni??!!!!
Shantazhe e presione nga me te neveriturat , per ta shitur sa me shtrenjte , voten pro Shqiperise , per celjen e negociatave ! A nuk e shihni , se greket jane penduar qe e dhane voten pro , kur hyme ne NATO ? , sepse iu duk se e shiten fare lire , ose “xhaba” , sic i thote Janullaqisi ne gjuhen e tij !