Arrestimet në Kukës, anëtarët e Këshillit- Ramës: Lirojini! Distancohemi nga dhuna

Dita

Anëtarët e Këshillit Bashkiak të Kukësit, në një deklarate për mediet, i kanë kërkuar Ramës që të lirojë personat e arrestuar padrejtësisht, të largojë forcat e policisë dhe të ndalojë arrestimet e ardhshme.

Përfaqësuesit e Këshillit Bashkiak të Kukësit shprehen se distancohen nga çdo akt dhune, teksa theksojnë se nuk njohin negocim përsa i përket tarifës së taksës.

Ata kërkojnë përmes kësaj deklarate; lirimin e 23 protestuesve të ndaluar, ndalimin e arrestimeve të tjera, largimin e FNSH-së nga Kukësi, panegocimin e tarifës për kalimin në Rrugën e Kombit si dhe mosmarrjen në konsideratë të çdo tentative, deri në lirimin e të arrestuarve.

s.a/dita

 

Share This Article
2 Comments
  • Ju thoni moszbatoni ligjin!!! Plehra si ju nuk e kuptoni qe ai qe ka shkelur ligjin as Kryeministri nuk mund ti liroje sepse e kap ligji ate qe nuk zbatoi ligjin. Pra qellimi i juaj eshte qe qeveria te shkele ligjin! Jeni shpelllare dhe nuk kuptoni se cfare do te thote ligj qe I keni miratuar vete.

    • Rama qenka bere prokuror dhe shef policie?
      Mos!!!
      Eej, por keta nuk kane faj. Keshtu jane brumosur. Enver Hoxha dhe partia bente ligjin. Pastaj, Berisha dhe PD bente ligjin. Domosdo edhe tani Rama dhe PS duhet te bejne ligjin.
      Prokuroria dhe policia? Çfare jane keto shfaqje te huaja more?!! Mos e thuaj me se të hodha hekurat!
      U be policia dhe prokuroria te dale mbi parting! Pu, pu, pu, mos na degjoje udheheqesi i lavdishem se na mori lumi.
      Hë pra, e shihni që nuk kanë faj?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *