Çfarë parashikon kontrata për “Rrugën e Kombit”?

Leda Hysa

 

Kontrata e firmosur mes qeverisë shqiptare dhe koncesionarit që do të mirëmbajë dhe ndërtojë një pjesë të Rrugës së Kombit, sanksionon se brenda 6 muajve pas përfundimit të punimeve për sheshin e taksës kompania ‘Albania Highway Concession’ duhet të hartojë një skemë zbritjesh për përdoruesit e shpeshtë.

Në marrëveshje shkruhet se skema hartohet nga vetë koncesionari dhe miratohet më pas nga Ministria e linjës dhe inxhinieri i pavarur.

Në kontratë nuk përcaktohet saktë masa se sa do të ulet taksa prej 5 euro e rrugës dhe as pjesa se sa rrugë duhen kryer nga një automjet apo person për t’u konsideruar “përdorues i shpeshtë”. Këto detaje do të jenë objekt negociatash mes koncesionarit dhe autoritetit kontraktor.

Pagesa prej 120 mijë eurosh që koncesionari duhet t’i paguajë shtetit një herë në vit për të minimizuar impaktin social dhe ekonomik që vjen nga kjo taksë për përdoruesit lokalë, është e vlefshme vetëm për 3 vitet e para.

Kontrata parashikon edhe rastet kur dy zona që kanë popullsi banimi në aksin përgjatë autostradës nuk arrijnë të kenë rrugë tjetër lidhëse mes tyre.

Në këtë rast ajo e detyron autoritetin kontraktor, pra shtetin, që brenda dy vitesh të ndërtojë rrugët dytësore lokale ose të bëjë shpronësimin apo zhvendosjen e popullsisë sipas standardeve ndërkombëtare, raporton Klan.

Nga ana tjetër kontrata urdhëron shtetin shqiptar që të paguajë detyrimet nga evazioni në këtë rrugë, pra në rastin që një automjet nuk bën pagesën për përdorimin e autostradës, shuma sërish do të derdhet nga buxheti i shtetit.

l.h/ dita

Share This Article
5 Comments
  • Edhe nuk jo duken termat e kasaj koncesioni abuzuese?
    Cdo here per cdo gje ne favor te koncesionarit?
    Ku jane ketu perfasuesit e popullsise? Kush pyet per ta e si perfasohen interesat e tyre ne kete kontrat ku kushtet e pranuar nga qeveria shqiptare jane skandaloze,sidomos per nje shoqeri qe asnje cent te vete nuk ka investuar…
    Kushte per ologarket,ne favor vetem te oligarkeve ,pa asnje firm te Parlamentit qe duhet te vendose per taxa ligjore. E kjo eshte nje taxe.

  • Po rruga qe morrin pronat e kuksianeve pa asnje kompensim sipas vlerave te shtepive qe u prishe, paasnje kompensim per tokat qe ndau e nuk munden te punohen pa rezikuar jeten duke kaluar neper autostrade se nuk ka nenkalime as mbilammime?
    Cka thot kryeministri per kete dhune institucionale ne favor te nje privati?
    Eshte normal te merr pronen time per koncesionarin?
    Jo,une pronen e dhash per kombin ,jo per koncesionarin
    Pra une kerkoj kthimin e prones time e te shtepise qe na u prish per kete rruge.

  • Shiko cfare qefi ben koncesioni. Ngrihet e i thote Qeverise: qeveri, me eshte ngref keq perca leke. Atja fusim nje koncesion?
    Qeveria-Ramuti, duke ngrene nje darke patriotike me Kastratin, privatizuesin e “shkathet” te ndermarjes se transportit ne Kukes, i shikon mire propozimet nepermjet llogarise bankare qe do i kaloje direkt cunit te Ramutit…dhe e pranon propozimin: Dakort- thote, u tha , u be. Ja fusim…
    Ky eshte rasti tipij i koncesioneve qe kritikoi haptaz FMN.
    Kete praktije ata e quajten hapur te gabuar, dhe qe po con vendin ne rrenim ekonomik.
    Por Ramuti gjate udheheqes se tij nuk ka nder mend ngritjen e ekonomise, por te kunderten, rrjepjen e shqiptareve deri ne piken e fundit. Se kontrate te tille me kriminale nuk ka.
    Si ju tek tjetrit ye thote do e marr une rrugen, dhe Ramuti te thote : Na, merre.
    Vetem krimi i korrupsionit me te pacipe i ben keto lloj kontratash skandaloze.
    Me kete kontrate, Ramuti duhet ti paraqitet Vettingut.
    Arta Marku te filloje punen seriozisht per kapjen e krimineleve.

  • Nëse është vërtet kështu, ja në dy gjëra: 1- përpilimi është i bërë me dashje, dhe 2- shikoni se vetë grupi pop (pozitë-opzitë) janë përfituesit koncesionarë. Nga kjo kuptohet që populli gjithmon gënjehet, por edhe gënjen veten. Ky vend ka hall të madh.

    • O Eno
      Tani e kuptove ti? Ky vend eshte ne hall te madh we prej 30 vjetesh, por nuk ka bythe t’i zgjidhe hallet vetë. Pret boten te vije ne Shqipëri dhe te beje drejtesi.
      Lexoji edhe komentet qe bejne njerezit. Si kalamajtë e vegjel:
      “O xhaxhi Donald Lu, shko rrihe ate Edi Ramen e keq, dhe ate Sali Berishen katil, sepse ata nuk na lenë to luajmë. Na kane marre dhe topin.”
      “O teta Merkel, hë më he, na jep can lekë, dhe ler te vijme andej nga lagjja jote, se atje ka fushë me te mire per te luajtur.”
      Në duam to na çojnë ne Europë, Jo te futemi ne Europë me dinjitet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *