Kina ka vendosur tarifa të reja ndaj 128 produkteve amerikane në vlerë të 3 miliardë dollarëve, si përgjigje për tarifat amerikane në çelik dhe alumin.
Ministria e Financave në Kinë ka njoftuar më 2 prill se derri i ngrirë, disa pemë dhe vera janë disa nga produktet ku tarifat do të fuqizohen menjëherë.
Komisioni për Tarifa në doganën e Kinës ka thënë se tarifa prej 25 për qind vlen për tetë produkte të importuara nga SHBA-ja, ndërsa 15 për qind vlen për 120 produkte të tjera.
Më 13 mars, Pekini pati njoftuar se është duke konsideruar vënien e tarifave, duke rritur kështu frikën për luftë tregtare globale. Ndërsa nga ana tjetër, Presidenti Donald Trump ka deklaruar më 22 mars se tarifat për importet e çelikut dhe aluminit do të vendosen tanimë në SHBA, hap që ka zemëruar shumë aleatët e saj.
Sidoqoftë, Trump ka përjashtuar përkohësisht nga këto tarifa; Bashkimin Evropian, Australinë, Argjentinën, Brazilin, Kanadanë, Meksikën dhe Korenë Jugore.
Shtëpia e Bardhë ka thënë se tarifat janë të nevojshme për të ulur deficitin tregtar që SHBA-ja ka me partnerët tregtarë, sidomos me Kinën.
Vitin e kaluar deficiti i SHBA-së me Kinën ka qenë 375 miliardë dollarë.
s.a/dita
