Greqia, investuesi më i madh në Shqipëri. Në vendin e dytë renditet…

Dita

Ndonëse prej disa vitesh është në krizë, shteti fqinj helen vijon të jetë investitori historik më i madh në Shqipëri.

Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë për stokun e Investimeve të Huaja Direkte, në vend të parë është Greqia, me kompanitë e së cilës kanë investuar në Shqipëri, kryesisht në telekomunikacione dhe banka.

Stoku i investimeve greke në Shqipëri në fund të vitit 2017 ishte 1.27 miliardë euro, ose gati 20% e totalit që janë investuar në Shqipëri nga të huajt pas viteve ’90 (në total stoku i investimeve të huaja është 6.54 miliardë euro).

Dy operatorët më të mëdhenj të telefonisë celulare, Vodafone dhe Telekom Albania janë me kapital grek. Bankat kanë qenë një tjetër sektor i preferuar, por që tashmë po tërhiqen gradualisht nga Shqipëria.

Deri në vitin 2009, pesha e bankave me kapital grek në totalin e aktiveve të sistemit ishte rreth 24%, sipas të dhënave zyrtare, ndërsa sot ka zbritur në rreth 14%, teksa pas krizës greke të borxheve, ato filluan tërheqjen dhe reduktimin e aktivitetit. Credit Agricole ishte e para që u largua nga Shqipëria disa vjet më parë, ndërsa së fundmi u shit dhe Banka Kombëtare e Greqisë tek Banka Amerikane e Investimeve.

Në shitje është edhe Tirana Bank dhe e vetmja që reziston është Banka Alpha.

Në fakt, në vitin 2017, stoku i investimeve greke në Shqipëri shënoi një rritje minimale prej 3.7%.

Në vend të dytë, për herë të parë në 2017-n, ka kaluar Zvicra, me një stok investimesh prej 888 milionë eurosh, pothuajse dyfishim në krahasim me një vit më parë. Më shumë sesa interes i kompanive zvicerane, kjo rritje është meritë e gazsjellësit TAP, që është i regjistruar si seli qendrore në këtë shtet, por që në fakt përbëhet nga një konglomerat kompanish nga shumë vende të Europës.

Si investitor i tretë ka kaluar Kanadaja (prej shumë vitesh i dyti), me 883 milionë euro. Efektin e ka dhënë Bankers Petroleum, e cila ndonëse tashmë është shitur te kinezët e Geo Gade, konsiderohet me kapital kanadez.

Në vend të katërt është Holanda, me 846 milionë euro, përmes kompanisë, që po ndërton hidrocentralet mbi lumin e Devollit. Ndonëse tashmë, HEC i Devollit po ndërtohet nga norvegjezët e Statkraft, Banka e Shqipërisë e pohon se investitori direkt i Statkraft është holandez.

Italia, ndonëse është partneri kryesor tregtar i Shqipërisë dhe ka numrin më të madh të bizneseve të huaja renditet e pesta për nga stoku i investimeve, me 652 milionë euro. Nga Italia kanë munguar investimet e mëdha në vite dhe sipërmarrjet që kanë hyrë janë përgjithësisht të vogla. Ambasadori italian në Shqipëri, Alberto Cutillo, në një intervistë të mëparshme për “Monitor”, ka pohuar se arsyet lidhen me përvojat e kaluara jo të mira, për shkak të fenomeneve të korrupsionit, problemeve në lidhje me pronësinë e tokës dhe perceptimit të gjerë të një sistemi joefikas gjyqësor dhe jo garantues për sigurinë juridike dhe marrëdhënieve kontraktuale ndërmjet palëve.

Pas Italisë renditen Turqia, Austria, Franca. Franca ka shënuar rritje të lartë, por që lidhet me kompaninë Spiecapag, që është nënkontraktor i TAP.

Përsa i përket fluksit të ri të investimeve në 2017-n, investitori më i madh ishte Zvicra për të dytin vit radhazi, me 330 milionë euro. Ky shtet ka shënuar dhe rënien më të lartë me 24% (-103 milionë euro), duke ndikuar në tkurrjen totale të fluksit të investimeve të huaja në vend, që u reduktuan me 3.7% në 2017-n.

Sektorët më tërheqës për investime në vite

Për herë të parë në vitin 2017, stoku i investimeve në sektorin e Energjia elektrike, gazi, avulli ka kaluar në vend të parë, me 1.5 miliardë euro, duke ia kaluar “Informacioni dhe komunikacioni”, që historikisht ka qenë sektori që ka tërhequr më shumë investime në Shqipëri dhe ka një stok prej gati 1.2 miliardë eurosh.

Ndryshimi lidhet me investimet e mëdha për gazsjellësin TAP dy vitet e fundit, ndërkohë që kompanitë e telekomunikacioneve janë në fazë maturimi dhe nuk e kanë rritur stokun e investimeve së fundmi.

Në vend të tretë janë aktivitetet financiare dhe të sigurimeve, si rrjedhojë e investimeve të bankave me kapital perëndimor që kanë hyrë që pas vitit 2000 në Shqipëri. Bankat kanë investuar në Shqipëri gati 1 miliard euro, që pas viteve 1990. Por, një pjesë e tyre tashmë është sërish drejt tërheqjes.

Më pas renditen Industria nxjerrëse, me një stok prej 875 milionë eurosh, e ndjekur nga industria përpunuese me 624 milionë euro./Monitor

s.a/dita

Share This Article
9 Comments
  • Greqia eshte me shume se kaq . Shto dhe te ardhurat e gati nje milion emigranteve . Ne kete menyre, greqise i lind e drejta, te…tredh, c’do “shqiptar” qe vjell fekale nga goja, kunder popullit grek dhe shqipetareve te vertete .

    • Shqiperia po zbrazet nga shqiptaret e vertet, dhe jo eshte strategjia e Turqis islamike, per te bere Shqiperine ne nje Turqi te Vogel Islamike.
      Sot ne shqiperi kane mbetur vetem mbetjet osmane.
      Pas 20 vjetesh, censusi do vertetoj se ne shteti shqiptar do jetojne mbi 90% mysliman sunit (as vendet arabe nuk kane perqindje te tille).

      • Hahahaha….paska sulur zagaret Janulla edhe kendej nga gazeta Dita. Valle kaq budallenj te jene gerrket ?! Ne Gerrqi i lene te tyret, pa buke te deshperuar te hidhen nga ballkoni ndersa nga ana tjeter paguan kendej pensione per bastardet qe deklarojne se kane kombesi gerrke. Jam kurioz te di sa qindarka i paguan keta shurrtoret per te komentuar (ngrene mut) neper gazetet shqiptare.

  • Ne nje vend te quajture thjesht myslimane nga Bushi,”miku” juaj i madh qe “vdes” per Albanistanin dhe me nje urrejtje per vete historine e tyre,shqipetaret nuk kane per te bere prokopi.
    Shqiperia myslimane qe perpiqet te heq nga librat shkollore termin historike te paraarrdhesve te tyre te Vorio Epirit eshte nja cudi qe as shkencetai apo filosofi me i madh nuk mund ta shpjegoje.
    Kjo behet mendoj une ne emer te nje vendi me identitet myslimane turk qe per fat te mire ne kohen e diktatures u be nje shtet laik qe te gjithe njerezit ishin njesoj,nuk kishte ndarje thelbesore te feve te semura nga trute.
    Mirepo tani eshte pak si vone se rrenjet e arabeve sa vene e shtohen dhe ky vend do perpiqet te mbahet dhe mos te rrokulliset per aresye dhe interesa gjeostrategjike te atyre qe e krijuan kete shtet myslimsne.
    Mos me thoni qe nuk e dinin qe shumica ne Slvanistane ishin pjese pushtuesve Osmane dhe kjo u intereson edhe sot.
    Ishin Osmanet dhe turkoallvanosat qe luftuan kunder Greqise dhe te ashtuquaj turit Arv anitas qe dhane cdo gje per kombin e tyre Epirote Greke.
    Lind pyetja,pse e duan kete shtet ata qe e krijuan?
    Vetem per bela te vetvetes ne rradhe te pare por edhe te Greqise.
    Kush e lidh Greqine me pushtuesit sllave eshte thjesht idiot,se injoranca nuk shpjegohet sot sidomos.
    Une di qe po te donte Rusia apo edhe Amerika sic hiqet Orthodhokse nuk do linin Turqine islamike te bente cfare te donte me “Meken” tone te Epirit Kostandinopolin.
    Por sic duket jane vetem hipokrizi, mashtrim,interesa politike.
    Pse perpiqen me cdo kusht perendimi te krijojne nje shtet sllav me emrin Maqedoni kur slmavet e Shkupit e thone troc qe Thesaloniki eshte kryeqyteti i ardhshem i tyre!
    Dhe keto nacionalizma te mbeshtetura nga perendimi
    Shqiperia po te kete nje politike te mire dhe te hapur me Greqine do jete me e forte sic ka edhe histori te perbashket para turke.
    Sic e thame,nuk eshte

  • Sqeparin kokes Janulles zoti paracomentues?
    Eshte dhe pak bile,se ju si islamista jini ne komande dhe urreni historine te Janulles qe pamvaresisht erdhi me dhune ne emer te “Zotit”,ju me hipokrizine tuaj gjoja “Shqipetare” luftoni dhe mashtroni ata qe duan kete vend te quajture per 3000 bjet Epir dhe popullsine e vertete Vorio Epirote.
    Juve jini te etur vetem per gjak,nuk jini ngopur akoma m e prerje kokash.
    Por ironikja eshte mbeshtetja deri ne vdekje e cifutet per ju dhe qellimi dihet Greqia dhe Helenizmi.
    Sa per ju te Albani-stanit,historia juaj fillon me cofjen e Turqise.
    Ne qofte se jini pasarrdhes te Prijesit te Epirit,atehere Janulla per fat te keq eshte vete Kastrioti,ashtu sic jane Hoxhallaret dhe Xhamite bajoneta per te “pafete” sipas Sulltanit Erdogan.
    Besoj se e ke lexuar fjalimin e Erdoganit per bajonetat qe do ngulen ne bark te atyre qe nuk ndruan Fene Orthodhokse (megjithese edhe kjo e mallkuar nga Zoti i vertete Zeusi” te Jeorgios Kastriotis.
    Kjo Fe shkaterroi civilizimin Greke,mbylli Theatrot,Lojerat Olimpike ne nder te Zeusit,mbylli Licete,Akademite prandaj erdhet edhe ju,ashtu sii Romaket barbare,se ky vend akoma eshte Mesjete nga festat,psikologjia,tradita.

  • Kushdo qe investon diku , nuk e ben aspak per bamiresi , por per te fituar shumefish !
    VETEM KAQ , NA MJAFTON E TEPRON , PER TE MESUAR TE VERTETEN !

  • Edhe ne banjo per te dhj….re zoti me comentin PSE shkon per interes se do te zbrazesh dhe te clurohesh.
    Por e rendesishme eshte qe kapakun e banjos mos ta perplasesh forte se duhet te shkosh perseri.

  • Okupacioni grek filloi me ardhjen e Janulles dhe u sanksionua me dhenien e pasaportes shqiptare. Infiltrimi grek i ka shtrire e ngulur kthetrat ne te gjitha arteriet e qenies shqiptare dhe deri tani e per shume kehe, nuk ka per te patur drite ne fund te tunelit obskurantist-bizantin per te dale prej tij. Do te nevojitet nje brez tjeter rilindasish te vertete heroike per te shperthyer vargonjte e erresires neofashiste greke.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *