Gati për në treg pilula mashkullore kundër shtatzanisë

b.m.

Quhet DMAU dhe shumë shpejt do jetë e disponueshme në farmaci.

Faza e parë e eksperimentimeve ka shkuar mirë: Pilula kundër shtatzanisë që merret nga meshkujt nuk ka efekte anësore dhe është efikase kundër shtatzanive të padëshiruara – raporton Dita.

Për këtë pilulë u fol që në 2017 por në atë kohë u përhapën zërat se DMAU kishte efekte anësore mbi mëlçinë e meshkujve.

Por Kongresi i Farmakologjisë i mbajtur këto ditët e fundit në SHBA i ka dhënë dritën jeshile ilaçit.

Modifikimet e fundit dhe studimet përkatëse provojnë që pilula është efektive dhe pa efekte anësore.

Science Daily njofton se studimi që përfshiu testimin e pilulës në 83 burra kaloi testet e sigurisë dhe efikasitetit.

Pilulat u testuan në dozimin 100, 200 dhe 400 gram. Vetëm doza e fundit, e përdorur për 28 ditë resht dha efekte pakësimi mbi testosteronin.

Për më shumë, klikoni KËTU

b.m. / dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *