Protesta përpara Drejtorisë së Policisë në Tiranë vijon edhe mëngjesin e sotëm.
Disa qytetarë ndodhen përpara godinës ku kërkojnë lirimin e 23 të arrestuarve pas protestës së dhunshme në Kukës, kundër tarifës së Rrugës së Kombit.
Protesta në kryeqytet nisi ditën e djeshme rreth orës 19.00, ku dhjetëra qytetarë i bënin thirrje policisë dhe kryeministrit për të liruar të arrestuarit.
Tensionet u përshkallëzuan kur qytetarët u futën në godinën e Drejtorisë së Policisë.
l.h/ dita

Keta nuk jane protestues. Jane familjaret e te arestuarve qe kane dale nga halli.
Ne burrg vandalet