Video: Tjetër protestë në Kavajë, kundër prishjes së ndërtimeve në Spille

Dita

Një tjetër protestë është ndezur në Kavajë, teksa në Tiranë zhvillohet protesta kundër tarifës në Rrugën e Kombit.

Protesta zhvillohet për 40 subjektet që operojnë në plazhin e Spillesë. Punonjësit dhe familjarët e tyre protestojnë kundër prishjes së objekteve të tyre të shërbimit në plazhin e Spilles.

Për më tepër subjektet kanë kontrata qiraje me Bashkinë e Rrogozhinës, për shfrytëzimin e hapësirës së plazhit për periudha 3+1 vjeçare, me të drejtë rinovimi.

Përfaqësues të IKMT-së i kanë njoftuar për prishjen e tyre pas nisjes së procedimit penal për kryetarin e bashkisë Beqir Nuredini, i cili është akuzuar për shpërdorim detyre, në lidhje me lejet e dhëna në bregdet.

Protestuesit kërkojnë mbrojtjen e bizneseve të tyre nga shteti në prag të sezonit turistik, ose në rast se bizneset prishen, ata kërkojnë dëmshpërblim.

s.a/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *