Vasili-Ramës: Kujt ia kërkon taksën?

Dita

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, ka sulmuar kryeministrin Edi Rama duke e quajtur përgjegjës për mbylljen e shumë bizneseve.

Përmes një statusi në Facebook, Vasili tha se 3652 biznese u mbyllën brenda tre mujorit janar-mars.

Mes të tjerash, ai theksoi se Rama u kërkon njerëzve të papunë taksë për Rrugën e Kombit.

Postimi i plotë

3652 biznese mbyllen, qeveria mbjell mjerim.

Mijëra biznese mbyllen akoma pa filluar aplikimi i TVSH-së për biznesin e vogël.

3652 biznese mbyllen brenda tre mujorit janar-mars.

Qeveria ka qepur gojën, media nuk flet, organizatat që përfaqësojnë biznesin nuk ndihen. Le të heshtin…s’kanë faj, ua kanë mbyllur keq gojën…

Varfëria thellohet dhe çdo biznes i mbyllur do të thotë pllakosje e dëshpërimit në mijëra familje.

U kërkon njerëzve qeveria taksë për Rrugën e Kombit. Kujt ia kërkon? Njerëzve pa punë, bizneseve që mbyllen, të varfërve, këtyre ua kërkon?

Apo për kryeministrin, shëndoshë oligarkët pa të varfërit le të vdesin.

s.a/dita

Share This Article
4 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *