Dy protestat e Kukësit!

DITA Online

 

Nga Eljo Hysko*

Qytetarët në çdo demokraci kanë të drejtë të shprehin pakënaqësitë e tyre në protesta. Cilado qoftë forma e saj e qetë apo revoltë, paçka se dhuna asnjëherë nuk është zgjidhja më e mirë, nuk më shqetëson dhe aq shumë përveçse në rastin kur ka një axhendë të fshehur e cila kërkon të shfrytëzojë problematikën e një komuniteti për qëllime të mbrapshta. E dje në protestën e Kukësit e pati një të tillë nga PD dhe LSI.

Dje në Kukës patëm dy protesta. Aty protestuan qytetarë të Kukësit të cilët e gjykojnë tarifën për mirëmbajtjen e rrugës si të lartë e që jam i bindur se do të protestonin njësoj edhe përpara disa vitesh kur tarifën tentoi ta implementonte qeveria Berisha, i cili asnjëherë nuk dinte të mbante përgjegjësinë e vendimeve të vështira që duhet të marrë një kryeministër, por si një populist race kërkonte t’i shmangej e ju shmang me çdo formë, ashtu siç protestuan dhe sot kur qeveria drejtohet nga Edi Rama. Këta janë qytetarët e thjeshtë, të cilët protestuan paqësisht duke ushtruar të drejtën e tyre kushtetuese, të cilët nuk ishin atje si militantë të një force politike e për të cilët ndaj veçse respektin më të sinqertë.

Paralelisht me protestën e qytetarëve të Kukësit pati dhe një protestë të dhunshme të organizuar nga forca politike të cilat shfrytëzuan këtë moment për të përfituar dhe për të krijuar një kauzë e cila do të tërhiqte vëmendjen nga situata e mjerë ku ata gjenden si opozitë.

Ata po përpiqen të krijojnë perceptimin se janë të njëjtë me protestuesit e vërtetë kuksianë e më pas, për ta sjellë atë si një qëndrim edhe ndaj të gjitha çështjeve që sot janë në vëmendje.

Dje PD dhe LSI tentuan të unifikohen me ata qytetarë të cilëve u vodhën qindra miliona euro pikërisht nga ndërtimi i asaj rruge.

Dje LSI na u shit si forcë politike të cilën e shqetëson gjendja ekonomike e kuksianëve, e që sapo të vijë në pushtet do të bëj çmos për t’i ndihmuar!

Dje Sali Berisha dhe Lulzim Basha na u shitën si persona të cilët nuk e kanë çuar asnjëherë në mendje se tarifimi do të ishte një proces i natyrshëm, ashtu siç ndodh në çdo praktikë europiane, kur fare mirë dihet se është nisur pikërisht nga ata.

Dje në flakët e Kukësit u tentua të digjen shumë problematika e shqetësime të opozitës si: rrjedhjet nga radhët e tyre, vjedhjet për të cilat po akuzohen çdo ditë e më shumë zyrtarë të tyre; tentohet të digjet vjedhja që ata i bënë kombit me qindra miliona euro nga kjo rrugë; tentohet të digjet perceptimi mbi paaftësinë e tyre në qeverisje; tentohet të digjet lufta dhe frika që kanë nga reforma në drejtësi; tentohet të digjet debati për çdo gjë që ata kanë bërë gabim, të gjitha këto për të cilat shqiptarët, e si asnjëherë më parë edhe vetë kuksianët i ndëshkuan me votë në 25 qershor.

Kam bindjen se qytetarët e Kukësit nuk do të lejojnë shfrytëzimin politik të shqetësimit legjitim të tyre dhe do të distancohen nga këto akte të dhunshme, të cilat në asnjë moment nuk kanë pasur për qëllim përcjelljen e problemeve por janë nxitur dhe realizuar pikërisht nga ata të cilët duan të djegin gjithë problematikat dhe paaftësinë e tyre në flakët e Kukësit.

Kam bindjen se ai grupim protestuesish që përfaqëson realisht atë qytet, përveçse uljen e tarifës apo lehtësira të cilat faktikisht janë përfshirë në kontratë e që duhet të komunikohen më qartë, do kërkojnë drejtësi për ato qindra milion euro që Basha dhe Berisha ju vodhën. Njëra nuk shkon pa tjetrën.

*Kryetar i FRESSH

 

Share This Article
2 Comments
  • Si fillim tekstin e mesiperm nuk e ka shkruajtur fare “kryetari”. Eljo eshte nje djale i paafte per te shkruajtur gjithashtu edhe per te drejtuar,paksa rendesi ka qe eshte kryetari i FRESSH-IT, i caktuar nga lart sepse gara sqe reale dhe te gjithe fresshistet e dine mire kete gje. Duke patur nje mbeshtetje edhe nga i vellai qe ka nje ndikim mund te them tek disa personazhe te partise socialiste per shkak te miqesise qe ka me ta, e ka ndihmuar vellane e vogel te behet kryeatar. Si nje sahanlepires i rregullt qe eshte mundohet te mbeshtes ne cdo hape mendimet e kryetarit te madh “babi” Edit. Asnjehere kete hipokrit nuk e kam degjuar qe te thote nje fjale qe kritikon punen e qeverise ose qe si pelqen dicka ne lidhje me nje teme te caktuar por per te gjithcka shkon vaj. Eshte e vertet qe per te shkon gjithcka vaj por ne aspektin personal. Per te qene i drejte me lexuesit me duhet ti shtroj disa pyetje kryetarit tone te “madh” sahanlepires. 1.Do donim te dinim se si pa punuar asnje dite ne jeten tende ke blere nje makine mjaft te kushtueshme?
    2.Edhe pse gjithe diten rri duke postuar foto ne rrjetet sociale e duke na bere gjithologun, do donim te dinim se si ne llogarine tende bankare cdo muaj hidhet nje page e majme nga nje institucion mjaft i rendesishem por qe me siguri qe ti nuk e di se ku i bie fare.
    3.Do donim te dinim se si i ke marre gjithe ato diploma universitere dhe jo vetem, pa shkuar asnje ore ne mesim per shkak se ke qene i angazhuar(flinte gjume)
    Pa dashur te nxjerre te tjera te palara te ketij personazhi po u them qe humbet kohe qe lexuat nje shkrim me emrin e Eljos po e shkruajtur nga dikush tjeter, sepse ky seshte asgje tjeter pervec nje 25 vjecar i paafte qe ha buke ne emer te te rinjve te partise socialiste qe perdoren e genjehen dite per dite per te perfituar ky edhe kupola e tij i madh e i vogel.

  • Sa te paguajn more bukurosh per te shkruar brrockulla.Ate qe ju e shruani eshte per ato vende ku nuk ja ish komunistet sic eshte udheheqja e Tiranes qe gjysma e tyre jan rritur ne bllok.Aty ke kryetarin e kuvendit ish minister i PPSH dhe sekretar i pare i partis ne TEPELEN more bukurosh.Ky ish minister u perpoq te shtypte revolten e 2 prillit ne Shkoder more idiot i ri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *