Protesta, Kukësi nuk do përfshirjen e politikanëve

DITA Online

 

Ka një çelës që tentohet të përdoret sa herë kërkohet t’i ulet vlera një proteste: është ngjyrimi politik i saj.

Një përpjekje e tillë vazhdon edhe për protestën e së shtunës në rrugën e Kombit, kjo edhe pse kuksianët në qytetin e tyre dhe në Tiranë po shfrytëzojnë çdo rast për të treguar se protesta ka vetëm ngjyrën e tyre dhe ky bashkim është ai që u dha zemër për refuzimin e tarifës së kalimit në këtë rrugë.

“Partitë politike duhet të bëjnë dorëheqje të gjithë, si Edi Rama, si Lulzim Basha”, thotë një prej tyre.

Reagimi i unifikuar nisi me deklaratën e shoqatës “biznesi për biznesin” në Kukës dhe u pasua dhe nga një qëndrim i të dy krahëve në Këshillin bashkiak atje për të mbështetur protestat qytetare. E pranuar si protestë e tillë u duartrokit masivisht në rrjetet sociale edhe pse kulmoi me përleshje me policinë, djegien e kabinave dhe daljen jashtë funksioni të sistemit të vjeljes së tarifës së kalimit në rrugën e kombit.

Qeveria reagoi ashpër pas shkatërrimin të asaj që e quajti pronë të përbashkët.

Shqetësim reflektoi dhe opozita, teksa kërkonte të gjente vendin e saj për t’i bërë jehonë protestës.

Ajo që nxori përfundimisht në skenë politikën ishte vala e arrestimeve. Edi Rama etiketoi kundërshtarin e tij si zjarrnxitësin e Tiranës, ndërsa Lulzim Basha akuzoi kryeministrin për arrestime politike.

Demokratët në Kukës e Tiranë mbështetën protestën për lirimin e të arrestuarve, ndërsa socialistët e Kukësit pas solidaritetit në këshillin bashkiak, nuk njihen më të tillë nga kryetari i tyre.

E ndërsa këto reagime vazhdojnë dhe të ndaluarit janë ende pa masë sigurie, spikat sforcoja e kuksianëve për të treguar se po protestojnë për veten dhe se nuk është rasti të shohin parti prapa krahëve./TCH

a.s/dita

Share This Article
4 Comments
    • Ligji te godase budallallekun e ca militanteve gdhe si puna jote qe kujtojne se jemi ne diktature e mund te besh si te doje qejfi me pushtetin. Respekti i ligjit vlen edhe per shtetin sepse jane njesoj shkeles edhe policet e prokuroret qe e kane shkelur ate! Edhe ata duhet te cohen ne burg.

  • Ah sloganet komunist!I kishim harruar!po pse i perxoreni vetem per nje ane? Ligji a nuk duhet te respektohet edhe kur ngrihen kullat per taxa pa asnje leje te Kukesit?josipas jush?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *