Bomba me dron në Botëror, ISIS kërcënon tifozët e Anglisë

Ornela

Marrëdhëniet mes Rusisë dhe Britanisë së Madhe kanë vënë disi në pikëpyetje pjesëmarrjen e Anglisë në Botëror, por ndërkohë sipas raportimeve, ky pritet të mos jetë problemi i vetëm për anglezët.

“The Sun” shkruan se organizata terroriste ISIS po planifikon një sulm me bomba me dron në Kupën e Botës ndaj tifozëve anglezë. Një video e tmerrshme është postuar në aplikacionin Telegram ku shihet sesi detajohet plani i sulmit të grupit vrastar në Kupën e Botës.

Aty dallohen ekstremistët që janë rikthyer nga Siria dhe Iraku për të ndërtuar armët për Rusinë.

Një tjetër foto tregon një dron që mban një raketë anti-tank.

Videot janë postuar në Youtube në mënyrë që sa më shumë vullnetarë të fillojnë të prodhojnë bombat. Nuk ka dyshime që kjo teknologji, nëse arrihet të përdoret në Kupën e Botës, mund të sjellë një tragjedi të paparë.

Drejtori i shërbimit sekret të Vladimir Putin shprehet se mbi 4,500 qytetarë rusë i janë bashkuar grupit të xhihadistëve në vitet e fundit.

Asistenti i tij është në krye të operacionit që do të sigurojë mbarëvajtjen e Kupës së Botës.

o.j/dita

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *