Armiqësia tregtare mes SHBA dhe Kinës po theksohet gjithnjë e më shumë. Kundërpërgjigja e Shtëpisë së Bardhë kundër tarifave të vendosura nga Pekini për 128 produkte amerikane, u reflektua menjëherë në tregjet elektronike.
Në bursat e Wall Street dhe Down Jones pati një rënie prej 2.2 dhe 1.9 përqind, ndërsa të martën “Indeksi Nikkei 225” në Japoni u hap me një vlerë 1.5 përqind më të ulët.
Tensionet midis SHBA-së dhe Kinës u rritën ndjeshëm në 8 mars, kur Trump njoftoi tarifa deri në 25 përqind ndaj importeve të çelikut dhe aluminit.
Masat sipas tij ishin të nevojshme për mbrojtjen e prodhuesve amerikanë dhe tepër të rëndësishme për sigurinë kombëtare. Kina e sulmoi Uashingtonin duke njoftuar një hap të ngjashëm ndaj produkteve amerikane me vlerë prej 3 miliardë dollarësh.
Tarifat e vendosura ndaj 128 produkteve, ndër të cilat gjendet mishi i derrit dhe verërat, hyjnë në fuqi të hënën.
Duket se konflikti premton të marrë përmasa më të mëdha, pasi Shtëpia e Bardhë po planifikon tarifa shtesë ndaj importeve kineze me vlerë prej 60 miliardë dollarësh, në shenjë hakmarrje për vjedhje të pronës intelektuale.
s.a/dita
