Një shtetas shqiptar, 33-vjeç, u arrestua nga karabinierët e Albenga-s, në bashkëpunim me policinë kufitare sapo ai zbriti në aeroportin e Genovas.
Shqiptari ishte shpallur në kërkim për trafik droge, pasi thertorja në pronësi të tij u zbulua se përdorej si mbulim për aktivitetin e paligjshëm.
Ai bashkëpunonte me dy shqiptarë të tjerë, një 25-vjeçar dhe një 28-vjeçar.
Pas hetimeve rezultoi se shqiptari kishte investuar para të mbledhura nga droga për të blerë makina dhe më pas i shiste ato në Shqipëri, shkruan ‘Liguria notizie’.
Operacioni “Tender meat” u përmbyll me arrestimin e 14 personave, dhe gjatë kontrollit të ushtruar shqiptarit iu gjetën një kg kokainë, 16 kg marijuanë si dhe 39.500 euro.
Edhe kodet që përdorte banda për porositë e marijuanës e kokainës u zbuluan. Bifteku “fiorentin”, “brinjë” dhe “fileto”, ishin këto kodet që përdoreshin për peshën e barnave të ndryshme.
Trafiku i drogës, sipas policisë, i sillte bandës rreth 50 mijë euro të ardhura në javë.
s.a/dita
