Pas djegies, nis rindërtimi i pikës së taksimit në ‘Rrugën e Kombit’

Dita

Puna për rindërtimin e mjediseve të djegura ku do të paguhej taksa për ‘Rrugën e Kombit’ ka nisur.

Makina të Shqipërisë dhe Kosovës momentalisht qarkullojnë nëpër korsitë që përshkohen pa pagesë në këtë aks rrugor.

Por, qytetarët edhe në këto ditë që nuk po paguajnë, kanë të njëjtin opinion për tarifën.

“Me kushtet që jetojmë ne në Kosovë dhe këtej në Shqipëri, nuk është tarifë normale. Është e pakapshme. Unë e bëj dy herë në javë. Protesta duhej, ndoshta nuk duhej aq e dhunshme”, shprehet një qytetar për Top Channel.

Na kujton 99-ën në Kosovë, merr pare këtej, merr pare andej”, shprehet një tjetër.

“Ia kemi paguar taksat kësaj rruge, paguajmë 500 mijë lekë letrat e makinës. A duhet të paguajmë më?! Çfarë tarife. Kjo është Rruga e Kombit, duhet të lidhë kombin”, shprehet edhe një qytetar.

“Forca e popullit është e pakontrollueshme. S’duhet të ketë tarifë. O taksë tek nafta, o të paguajmë rrugën. Këtu 300 mijë lekë marrim në muaj”, thotë një tjetër.

Kujtojmë se nesër të arrestuarit, pjesëmarrës në protestë, me shumë mundësi do të transportohen nesër në orët e para të mëngjesit drejt Kukësit për t’u njohur në gjykatë me masën e sigurisë.

Protesta u zhvillua më datë 31 mars për të kundërshtuar tarifën e taksës së vendosur për kalimin në aksin rrugor ‘Rruga e Kombit’.

s.a/dita

 

Share This Article
4 Comments
  • Mire shqiptaret kane plotesisht te drejte te mos paguajne shumen prej 5 euro qe eshte e larte por nje tarife me te vogel se nje here ne vit paguajne edhe taksen e rruges kur kolaudojne makinat e tyre dhe taksen “Majko” ne kar-burant, po koqevaret cfare duan qe thone se pagujane taksa….. ku i paguajne ne BRUKSEL per te gjitha shtetet e BE dhe te Europes.
    O shoku koqevar jeni shtet tjeter dhe keni Ramushmutin kryeminister, prandaj lerini llogjet dhe historite e vitit 1999 kur u beri shtet Amerika, se do te ishit akoma Serbi,
    Mos u perzjeni me punet tona si nje here nje kohe qe ushtaret e Bukoshit erdhen ne ndihme te Sali Serbit dhe dogjet Shqiperine ne v. 1997 ashtu sic bete edhe masakren e 4 shkurt 1944 duke vrare e terrorizuar dhjetra qytetare te Tiranes, qe ishin kunder fashizmit.

  • O flori i krrabes,o derrase e kalbur,ketu nuke po flitet per batalionin nazifashist kosovare,dhe as per mbi 2000 apo me shume kosovare te maltrajtuar e varrosur ne varret te perbashket ne Tivar ku ne kete barbari muke mungoje as dora dhe bashkefajesia e komunisteve shqiptare nen drejtimin e alijavicit,pa harruar qindra kundershtare politik,por dhe te pafajshem qe akoma nuke kane nje varr ku femijet,niperit e familjaret me bashkevuajtesit te ti vendosin te pakten nje lule si mirenjohje per sakrificat apo dhe si viktima te barbarise diktatoriale shqiptare,nje nder me te egrat qe ka pare bota e lire dhe demokratike deri me sot.Dhe me e madhja ja keni kaluar sot per nga bemat kriminale e korruptive,aqe sa detyruat popullin t’u bojkotoje ne shumice ne zgjedhjet e fundit parlamentare duke ju nxjerre bashke me opiziten i thencin,te dhjere por “krenare”.Duke kerkuar me force bashke me USA,e BE-ne Reformen ne Drejtesi,Vettingun dhe ligjin e Dekriminalizimit,egjitha kjo ngse ju montuat pandeshkueshmerine ndaj mijra krimeve e superkorrupsionet qe nga permasat ja kaluan per nga mumuri dhe 28 mije deshmoreve e dhjetra shtepive te djegura nga pushtuesit nazifashite e veglat e tyre.Mjaft eshte MJAFT,nuke vazhdohet me keshtu duke grabitur,mashtruar dhe bashkejetuar me djallin dhe shtuar viktima te tjera nga pas.Kohes se piramidave,mashtrimeve e grabitjeve nga fuqia e pushtetet qe bashejetojne me krimin e korrupsionin politik i mbaroje vaji kandilit.Besoni,binduni dhe refehuni nje here te vetme ne jete qe POPULLI,LIGJI,USA,BE dhe ZOTI t’u meshirojne.Mos i ngusni vellezerit tane kisovare,Ata bolle jane maltrajtuat e dhunur dhe vrare nga serbia titiste-enveriste e millishevicjane-berishavicjane.

  • Floriri i K@Rrabes…..keqardhje per ty dhe shume dy thundrake si puna jote qe jane perdhunuar sistematikisht qe ne vogeli.

  • Shoh shume protagonist ne blog qe japin opinion si e e mendojne. Disa thone sduhet te paguajme tarife sherbimi per rrugen (qe shumica gabimisht e quan takes). Te tjere thone se duhet paguar por jo me shume se 1, 2 apo 2,5 Euro sepse populli nuk ka te ardhura. Mirekuptoj cdo komentues ne aspektin se kur vjen puna per te paguar njeriu ka predispozicionin te kundershtoje(perfshi edhe mua ne kete kategori). Por perpos arsyeve njerezore logjika e tregut funksionon ndryshe. Nuk funksionon mbi principet e voluntarizmit (te behet ashtu sic them une) por ka rregullat e veta qe veprojne jashte dhe pavaresisht nga ne. Ajo qe doja te thoja dhe qe i duhet kerkuar Qeverise eshte studimi I firmes se ka fituar koncesionin qe te bindemi qe tarifa 5 Euro nuk eshte vene apriori por eshte llogaritur mbi investimet qe firma koncesionare ka marre persiper te beje, veprat e artit, sinjalistiken dhe gjithe elementet e tjete te sigurise rrugore dhe mesataren e automjeteve qe qarkullojne ne kete rruge ne nje vit te caktuar. Plus fitimin e kompanise. Kjo do te bente qe te fashiteshin shume dilema. Nese rruga eshte shume e amortizuar apo me defekte qe ne ndertimin e saj dhe kerkohen nderhyrje me investime ne vlera te medha nuk eshte cudi qe edhe 5 Euro nuk do te mjaftonin. Tarifa nuk vihet mbi faktin nese kemi ne leke ne xhep qe ta perballojme apo jo. Ky eshte nje kuptim empirik dhe jashte realitetit. Ai qe ka mundesi do ta perdore rrugen duke ju nenshtruar tarifes. Ai qe nuk ka do te marre autobuzin apo transporte te tjere alternative. Gjykoj qe keshtu duhet kuptuar

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *