Vitore Tusha është gjyqtarja e tretë nga Gjykata Kushtetuese që do të përballet nesër me procesin e vettingut.
Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale.
Skeda grafike e mëposhtme, paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të gjyqtares Vitore Tusha nga viti 2008 deri në vitin 2015, shkruan Reporter.al.

Ky raport është prodhuar pas administratimit të deklaratave të pasurisë së këtij subjekti nga ILDKPKI-ja, e cila ka për qëllim transparencën mbi pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i nënshtrohen procesit të vettingut.
Të dhënat e analizuara tregojnë se në vitin 2008 gjyqtarja Tusha kishte një pasuri me vlerë 4.3 milion lekë, ndërsa në vitin 2015 kjo pasuri ishte rritur në 13.4 milionë lekë. Shtesa mesatare vjetore e pasurisë familjare të znj. Tusha nga viti 2008 deri në vitin 2015, ka qenë 1.1 milionë lekë ose 3.1 herë.
Të ardhura familjare të deklaruara nga znj. Tusha vijnë 44.6 % nga paga e saj për shkak të detyrës, 49.2 % nga të ardhurat e familjarëve dhe 6.2 % nga mësimdhënia.
Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin artimetik/logjik të deklarimeve të subjektit dhe “flamujt e kuq” që janë identifikuar gjatë kontrollit.
“Flamuri i kuq” i evidentuar në rastin e Znj. Tusha është një detyrim i pashlyer ndaj një sipërmarrje ndërtimi në vlerën 2.7 milionë lekë. Të gjithë deklaratat periodike të gjyqtares e kalojnë kontrollin aritmetik- logjik.
Duke qenë se ky raport bazohet në të dhëna statistikore të analizuara nëpërmjet një databaze, ai nuk nxjerr përfundime mbi pasurinë e subjektit nëse ajo është e ligjshme ose jo, por synon të informojë publikun mbi pasurinë e deklaruar të zyrtarit publik nëpërmjet një formati të thjeshtë dhe të kuptueshëm grafik.
s.a/dita

Vitore dhe Pashk Tusha, njerez te ndershem dhe me integritet. Vitorja pervecse gjykatese ka punuar edhe avokate.
Si ka mundesi qe nje nepunes shteteror brenda orarit zyrtar ben dy ose me shume pune??
Vitore Tusha gjyqtare, dhe, polici – i Sali Berishes – Pashk Tusha kane punuar si miu per pasurimin e tyre nepermjet disa mirditoreve qe kishin ne Durres. Keta mirditore ata i mbeshtesnin, nga Gjykata e Larte, Vitorja, dhe, nga Drejtoria Policise Durres, Pashku, per pervetsimin e pronave te te tjereve dhe pastaj … . Le ta gjeje Vettingu se per kete pune paguhen aq shume.