Deklaratat për luftë, ministri grek: Erdogan është çmendur

DITA Online

 

Në vazhdën e retorikës së ashpër midis Athinës dhe Ankarasë kanë hyrë edhe deklaratat e fundit të ministrit grek të Mbrojtjes, Panos Kammenos.

Para gazetarëve që mbulojnë zhvillimet në Parlament, Panos Kammenos ka thënë se arrestimi i dy ushtarakëve grekë pak metra brenda kufirit turk 35 ditë më parë ishte i planifikuar nga Ankaraja për t’u përdorur me pas politikisht dhe ka theksuar se në një vend ku drejtësia funksionon me urdhër të sulltanit, paraburgimi i tyre mund të shkojë deri në 15 vjet.

I pyetur nëse Athina ka ura komunikimi për këtë çështje me Ankaranë ai është përgjigjur: “Çfarë ura komunikimi? Këtu po flasim për Erdoganin që del e shan publikisht SHBA, Netanjahun. Po flasim për një njeri që është çmendur krejtësisht. Si të komunikosh me të?”

Ministri Kammenos, ka nënvizuar gjithashtu se Greqia është serioze ne pozicionimin e saj, por nëse shkelet sovraniteti territorial i saj do të përgjigjet ashtu siç duhet.

“Nuk do të biem pre e provokimeve për të luajtur një loje tensionesh”- ka thënë ai.

Por orët e fundit pas shfaqjes dhe përshëndetjes së presidentit Erdogan në Shën Sofi me katër gishta, simbolin e “Vëllazërisë myslimane”, si dhe deklaratat e tij me rroba ushtarake duke kritikuar kreun e qeverise greke, edhe Athina ka rritur tonet.

Zyra e kryeministrit Tsipras në një deklaratë për shtyp ka theksuar se Greqia nuk është Turqi ku urdhrat tek drejtësia i jep një sulltan.

Ndërkohë opozita greke ka kritikuar edhe kryeministrin Tsipras për mënyrën se si po e trajton krizën me Ankaranë, edhe ministrin e tij të Mbrojtjes për deklaratat e tij që i konsideron aspak politike.

a.s/dita

Share This Article
5 Comments
  • Ky boli Panos kur filluan debatet me ne shqiptaret, u vesh me rroba ushtarake si te atyre qe jane pensioniste dhe ndoqi nje “stervitje” ushtarake ne afersi me kufijte tane dhe shiste pordhe jevgu si arab qe jane, se rraca greke ka kohe qe nuk ekziston eshte asimiluar.
    Nashi me Turqine del si i dhjere e thote se Erdogani eshte i CMENDUR e nuk bisedohet, u ka ardhur koha te hapen bythesh nga Jeniceret e Sulltan Erdoganit, si nje here e nje kohe.

  • Kurse ti , je nje cope idjot e koketul , qe i mburresh Shqiperise se “Greqia e eshte shume e armatosur , ka rraketa , avione , tanke e topa , ndaj , te mos shqiptoni asnje here fjalet cam e Cameri dhe firmosni me sy mbyllur , tekstin e marreveshjes per detin , qe iu kemi parashtruar ne … ” ! Mire per Erdoganin e muarem vesh , po gomareve si ti , cfar emri tu veme ?!

  • Grekdhjeret ose brekdhjeret mund te thone Cameri e ne nuk duhet ta permendim, madje ta heqim edhe nga librat e shkollave. Ata prodhojne djathe dhe e paketojne me emrin Cameria, ‘made in greece’, ndersa ne nuk duhet te themi cam e Cameri. Vallen me te bukur e me elegante ne bote, vallen came, ne nuk duhet as ta kercejme, as ta prezantojme si vallja came, ndersa ata, ngaqe si kane nderruar dot emrin i thone ‘camiko’, dmth, camce dhe e kane si vallen e tyre kombetare bashke me fustanellen legjendare shqiptare. po keshtu me vallet e tjera shqiptare qe quhen si ne shqip; himariotiko, kasapiko, arvanitiko etj.Ata mun t’ia nderrojne emrin e lumit Akeron ne Aspropotam, qe zbardh nga shkumezimi sic eshte edhe Lumi Valbona, ndersa ne nuk duhet t’i themi as Gjirokastres – Gjirokaster, por arjiro-kastro, sepse ketyre idioteve keshtu u tingellon grekce. Ata mund ta quajne Camerine Thesproti, me emrin e lashte te ilireve, ndersa ne nuk mund te themi se Thesprotia, Kaonia e Mollosia jane ilire e shqiptare den-baba-den. Keta nuk kane e nuk mund ta ndryshojne emrin e lagjes me te vjeter te Athines, lagjen ‘Plake’, ndersa ne nuk duhet te themi se Athina bashke me Atiken kane folur e flasin ende shqip ETJ,ETJ,ETJ. Keta injorante anadollake bizantine kuptojne vetem gjuhen me grusht turrinjve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *