Moska, akuza të reja Londrës për fabrikim të çështjes Skripal

Nela
Anna Chapman

Moska vijon të akuzojë Londrën për fabrikim të çështjes Skripal.

“Çështja Skripal” e fabrikuar paturpësisht nga Britania e Madhe mbetet akoma e pazbardhur. Londra zyrtare preferon gjuhën e ultimatumeve, kërcënimeve dhe akuzave boshe, ndërkohë që ende nuk ka asnjë informacion për hetimin e ngjarjes, as nuk është paraqitur ndonjë provë të implikimit të Rusisë, e cila gjoja ka kryer një atentat me armë kimike kundër shtetasve të vetë. Sado e pabesueshme mund të duket kjo për çdo njeri të arsyeshëm, por në mungesë absolute të provave histeria arrogante e Britanisë së Madhe dhe Kryeministres Theresa May është përdorur si justifikim i mjaftueshëm për dëbimin masiv të diplomatëve rusë, përfshirë edhe nga Shqipëria” – thuhet në një postim të Ambasadës Ruse në rrjete sociale, shpërndarë nga kjo e fundit për mediat në Tiranë.

Sipas këtij postimi “bëhet fjalë për një lloj “prezumimi të fajësisë” së Rusisë”.

“Duket qartë nga sjellja e Britanisë së Madhe se ajo ka diçka për të fshehur. Dhe në këtë situatë bindja e palës ruse është se hetimi i incidentit në Salisbury nuk mund të ketë asnjë kuptim derisa të sigurohet transparenca e investigimit, informimi i rregullt i Moskës për ecurinë e tij, si edhe sqarimi i pyetjeve më poshtë, të cilat pala ruse ia ka dërguar këto ditë Britanisë së Madhe, Francës dhe Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike” – thuhet në tekstin e Ambasadës.

Më pas aty i bëhen 13 pyetje Britanisë së Madhe, 10 pyetje Francës dhe 13 të tjera Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike lidhur me “çështjen Skripal”.

Më shumë mund të lexohet KËTU

n.s. / dita

Share This Article
5 Comments
  • Nje barcalete qe qarkullon keto dite ne disa gazeta perendimore ;
    Takimi Vladimir Putin – Thereza May
    Putin – Theresa, keshtu si po vepron ti, po me detyron te te ftoj ne paraden ushtarake te ushtrise ruse me 9 Maj…
    Theresa – Ku Vladimir, ne Moske?
    Putin – Jo, ne Londer…

  • Shqypnia ka arsye me shume se cdo tjeter te besoje Britanine e Madhe ne akuzat per perdorimin e armeve Kimike Luftarake sovjetike kunder popullsise angleze

    sepse:

    E ka provuar ne kurrizin e saj “Doren hileqare te Kremlinit” tek minat jugosllave ne Kanalin e Korfuzit kur i tha Enver Pederastit qe te hidhte “gurin dhe te fshihte doren” duke u paraqitur minat jugosllave si gjermane te Hitlerit,

    Njashtu sic kishte bere Stalini do kohe me pare ne Katin te Polonise kur pushkatoi ne nje masaker te papare 22 mije intelektuale polake dhe ja hodhi fajin Hitlerit dhe vetem Gorvbacovi ne vitin 1989 zbardhi perfundimisht kete krim makaber te fshehur te sovjetikeve ndaj nje populli te pavarur dhe sovran dhe u kerkoi falje familjeve te viktimave dhe pagoi nga buxheti i shtetit demashperblime ne shuma te konsiderueshme.

    PSE DUHET T’I BESOJNE SHQYPTARET SOVJETIKEVE TE PUTINIT, KUR E KANE TREGUAR SE “HEDHIN GURIN DHE FSHEHIN DOREN”?

  • Llagapin ja ke vene mire vehtes, se per tu tallur me vehten je bere.
    Minat ne korfuz inglizi yt i sajoi per te mos na dhene arin.
    Nuk e di ne rastin e Moskes ka vepruar ne te njejten menyre o jo, por gjasat jane te forta.
    Dhe zotrote ,si llagap te forte qe I ke vene vehtes, shfleto pak historine e para 100 e ca viteve.
    Ndihmo ne kete rast memorien, qe si duket e ke çorap ne ate tepelekun tend te zgjebosur antishqiptar

    • Po ti per Putinin e quan intelektualin ANTISHYPTAR more mavri apo te erdhi keq per Enver Pederastin qe ate kohe je kishte shitur BYTHEN por edhe Shqypnine me Kosoven Josip Broz Titos?

      KUSH ESHTE ANTISHQYPTARI KETU?

      Kur Mehmet Shehu hodhi bomben e sajuar ne ambasaden sovjetike per te likuiduar intelektualet properendimore, pyeti Enverin:

      PO SIKUR BOTA TE MESOJE TE VERTETEN?

      Enveri ja ktheu:

      MOS E CAJ KOKEN SE KEMI SHOKET SOVJETIKE QE NA MBULOJNE

      He o shoku si t’i besosh Kremlinit per ato qe deklaron me doren komuniste ne zemer?

  • aktualiteti !
    E ke precizu bukur.
    Ku do bahet parada e ushtrise:
    Theresa – Ku Vladimir, ne Moske?
    Putin – Jo, ne Londer…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *