Studentët dhe kandidatët e tjerë që dëshirojnë të ndjekin studime, trajnime, apo programe të ndryshme kërkimore pranë universiteteve, instituteve publike të arsimit të lartë italian, instituteve të formimit të lartë artistik e muzikor, instituteve të restaurimit, shkollave kombëtare të kinematografisë, qendrave e laboratorëve kërkimorë, bibliotekave, arkivave, muzeve dhe institucioneve të tjera shtetërore italiane, edhe për vitin akademik 2018-2019 do mund të përfitojnë nga programi i bursave.
Formulari i regjistrimit gjendet në faqen web: https://studyinitaly.esteri.it/registrazione.
Për të orientuar kandidatët në aplikim, Instituti Italian i Kulturës në Tiranë do të ofrojë ndihmesë në hartimin e kërkesave dhe përcaktimin e institucioneve pranë të cilave mund të përftohet bursa, si dhe do të vlerësojë nëse njohuritë në gjuhën italiane janë të përshtatshme për të përfituar nga periudha e studimit, shkruan Dita.
Për një informacion më të detajuar lidhur me mënyrën e aplikimit, programeve te studimit dhe afateve përkatëse, ju mund t’i referoheni edhe materialit informativ bashkëlidhur që gjendet në faqen e internetit:
https://studyinitaly.esteri.it
https://studyinitaly.esteri.it/en/call-for-procedure
p.k/dita
