Paraditen e sotme në Gjykatën e Tiranës pritet të mbahet seanca për masën e sigurisë për 23 të arrestuarit në Kukës pas protestës së dhunshme në ‘Rrugën e Kombit’.
Shkak i transferimit të çështjes në kryeqytet është mungesa e kapaciteteve në Gjykatën e Kukësit.
Ndërkohë, forca të shumta policie kanë rrethuar mjediset përreth gjykatës në Tiranë.
Ky është vendim i marrë nga autoritetet pas vendimmarrjes së mëparshme, që e kishte shpallur Gjykatën e Kukësit si vendin ku do të shqyrtohej seanca për të dyshuarit e protestës së 31 marsit në ‘Rrugën e Kombit’.
Vendimi i një dite më parë u mor pak orë pasi policia lokale po përgatitej për të kërkuar forca shtesë për sigurimin e rendit në Kukës.
s.a/dita
