Qyteti që shkaktoi luftra dhe vrasjen e Lekë Zaharisë

b.m.
?????????????

Danja ka qenë qytet mesjetar i ndërtuar në shekullin XI-XII në pikën ku del Drini nga malësitë.

Danja sot quhet Deja dhe sikur zotëronte rrugën e karvaneve që shkonte nga Shkodra në Prizren.

Jepte të ardhura të rëndësishme që paguheshin aty për kalimin e Vaut të Dejës.

Nga fillimi i shekullit XIII qëndroi nën sundimin serb, më pas nën principatën e Balshajve.

Më 1396, Gjergji II Strazimir Balsha ia kaloi Venedikut.

Në vitet 1423-1443 kaloi dy herë në dorë të osmanëve. U çlirua prej tyre në 1443.

Për Danjën u konfliktuan ashpër familjet Dukagjini dhe Zaharia, konflikt që çoi në vrasjen e Lekë Zaharisë më 1445.

Pas vrasjes së tij, e ëma ia dorëzoi Dejën, Venedikut.

Kërkesa e Skënderbeut për ta marrë shkaktoi luftë me Venedikun.

Mbeti në duart e Venedikut deri në fillim të vitit 1479 kur u pushtua dhe u shkatërua nga osmanët.

Prej atëherë nuk u rimëkëmb më.

b.m. / dita

Share This Article
4 Comments
  • Aty ne Va Dejes ka ekzistue nji kishe qe ne kohen para Lek Zaharise.Kishte te rregjistrueme te gjitha pronat lindjet,vdekjet dhe martesat deri ne vitet e kohes moniste qe u shue me urdher te shtetit Monist ne kohen kundra besimeve fetare.Nji fatekeqesi e jashtzakonshme qe nuk u shue per ma shume se 500 vjet turqizem.E hangri me luften kundra fese per paditunin e historianve te monizmit,te monizmit te paditun apo qellim keq.Po i zbatushem nen dyzinat e kalit.Me urdher,para,vetem para.Kjo Kishe sot do vizitohesh nga turistet nga historianet te cdo varinatit e ne vecanti nga Albanologet.

  • MH,
    e ka shkaterruar me tritol k/inxhineri i ndertimit te hidrocentralit Vaut te Dejes padyshim nje cope injoranti i cili nuk ia dinte vleren e asaj kishe unikale ndoshta ne Europe dhe jo shteti monist.
    Arsyea ai qe kreu kete krim ishte thjeshte nje lloj xhelozie qe sic ka deklaruar e kishte per popullin i cili vazhdonte ta frekuentonte inkonjito.
    Por one mendoj se ai duke qene injorant per t’u dukur mire dhe i devotshem perpara direktivave te Partise kreu kete akt ndoshta me idiot dhe te shemtuar ne bote.
    Per sqarim ne kohen kur eshte shkaterruar kisha ishte shpallur monument kulture keshtu qe shteti nuk kishte arsye te kryente kete akt.

  • Genjeshter me brire,Ne 1445 Deja kaloi ne dore te Skenderbeut pas luftes mes Bunes e Drinit me Venezianet,te cilat u shpartalluan.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *