Shtëpia e Bardhë ka bërë të ditur përmes një deklarate të lëshuar dje në mbrëmje ato çfarë kishte diskutuar Presidenti Donald Trump me Emirin e Katarit dhe monarkun saudit, gjatë një bisede telefonike.
Gjatë telefonatës, Trumpi diskutoi me Emirin e Katarit “sjelljen gjithnjë e më të pakujdesshme të Iranit në rajon dhe kërcënimin që ai paraqet për stabilitetin”, citohet në deklaratë.
Sipas Shtëpisë së Bardhë, Trump diskutoi me Emirin e Katarit edhe pengesat që vështirësojnë rivendosjen e unitetit në Këshillin e Bashkëpunimit të Gjirit (GCC), si dhe nevojën për t’i dhënë fund krizës së tanishme.
Po ashtu, Shtëpia e Bardhë bëri me dije se Presidenti Trump zhvilloi të hënën një tjetër bisedë telefonike me monarkun saudit Selman bin Abdul Aziz, ku diskutoi një sërë çështjesh përfshirë krizën e Gjirit, situatën në Siri dhe luftën në Jemen.
Palët diskutuan gjithashtu disa çështje aktuale, në veçanti luftën kundër ekstremizmit, terrorizmit, përpjekjet e dy shteteve në këtë drejtim, si dhe shkëmbyen mendime mbi ngjarjet dhe zhvillimet e fundit në arenën rajonale dhe ndërkombëtare.
Në të njëjtin kontekst, agjencia e lajmeve “Reuters” citoi dje pesë zyrtarë amerikanë të thonë se administrata e presidentit Donald Trump do të shtyjë për në Shtatorin e ardhshëm samitin me udhëheqësit e shteteve të Gjirit, i cili pritej të mbahej këtë pranverë.
Dy nga këta zyrtarë thanë se vendimi për të shtyrë samitin reflekton axhendën e ngjeshur diplomatike të administratës amerikane, si dhe faktin që Presidenti Trump është pa ministër të jashtëm deri në konfirmimin e Mike Pompeos në këtë post.
Megjithatë, burime të tjera thanë për “Reuters” se shtyrja e samitit mund të jetë edhe një e dhënë se Uashingtoni ka bërë pak përparim deri më tani rreth zgjidhjes së mosmarrëveshjes mes Katarit në njërën anë, dhe Arabisë Saudite, Emirateve të Bashkuara Arabe, Bahreinit dhe Egjiptit nga ana tjetër.
s.a/dita

Telefonata:
-C’kemi, ca ke bo ti, mire?
-Hic me, ca me bo, ja verdalle.
-Je per naj kafe sot?
-Po mor, kur te dush?
-T’i them edhe Ladit?
-Patjeter mo burr, mos harro t’i thush t’marri edhe Rexhen.
-Shume mire, u tha, u bo. Hajt shifemi sot. Shnet.