Banditët që duan të sfidojnë historinë dhe shtetin

DITA Online

Muharrem Xhafa

Ka një fushatë të pandërprerë, për 28 vjet me radhë që sulmohet regjimi komunist në Shqipëri. Në vitet e para të ’90-s këto sulme edhe justifikoheshin, por të vazhdosh më të njëjtin avaz edhe pas kaq vitesh, duket jo vetëm e pakuptimtë, absurde, por aspak e ndershme dhe etike.

Kjo është bërë e modës, saqë sulmohet në mënyrën më të paimagjinueshme, jo vetëm Enver Hoxha, por edhe Skënderbeu! Që këto pallavra mund t’i thonë disa të huaj të painformuar sa duhet, apo edhe keqdashës, edhe mund të duket e natyrshme, por që këto t’i thonë edhe disa shqiptarë, kjo është alarmante. Sepse janë ata që në emër të gjoja luftës kundër komunizmit, u shfaqën para 28 vjetësh me urën e zjarrit në dorë dhe vazhdojnë t’i vënë flakën Shqipërisë, sikurse ndodhi para pak ditësh në Kukës.

A duhen lënë të livadhisin këta? Këta banditë që kërkojnë të sfidojnë historinë dhe shtetin?

Studiuesit e huaj nuk e njohin, po e shtrembërojnë me dashje apriori të vërtetën e socializmit në Shqipëri. Ata pikërisht këtu gabojnë, se e shtrembërojnë me qellim të keq socializmin, duke fshehur arritjet themelore te tij!  Studiues, historianë, ish-kuadro antifashistë në pension nga SHBA, Anglia etj., kanë botuar, përveç kujtimeve, edhe libra për LANÇ-in dhe Shqipërinë e socializmit. Prej atyre ka që i kanë trajtuar disa arritje të LANÇ-it e të socializmit me nota realiste, po shumica kanë nxirë gjithçka, nisur nga motive ideologjike e politike. Ky qëndrim mbahet edhe në ditët e sotme.

Kjo është njëra anë! Ana tjetër: Pak fare studiues shqiptarë kanë shkruar dhe kanë replikuar me tezat, shkrimet e botimet e studiuesve te huaj. Madje, ne të shumtën rasteve, konkluzionet e autorëve të huaj janë pranuar “apriori” pa  qenë aspak të sakta! Një servilizëm i pështirë!

Çfarë po shkruaj është per të gjithë ata që kanë folur e shkruar kundër socializmit në Shqipëri, po unë nuk po replikoj me te gjithë ata qe kane shkruar, duke mohuar të vërtetën e pushtetit popullor e të socializmit në Shqipërisë, por do të jap një opinion timin për tezat e mendimet e profesores dhe studiueses së nderuar, Amy, të Universitetit Jugor të Xhorxhias në SHBA, mbështetur në një intervistë të saj dhënë “Zërit të Amerikës” për “krimet e komunizmit” në Shqipëri dhe në çfarë është botuar në një përditshme! Sipas meje, kjo është edhe një përgjigje për ata të huaj që janë marrë me socializmin në vendin tone.

1.

Profesorja AMY thotë se është duke shkruar një libër “për plagët që ka lënë pas regjimi komunist” dhe se, si studiuese, ajo është e interesuar më shumë për të parë e për të studiuar efektet negative të plagëve te regjimit komunist ne Shqipëri!

Përzgjedhja e temës së studimit për krimet e komunizmit në Shqipëri është çështje e autores. Po, çfarë ajo thotë në intervistën e saj është në kundërshtim me të vërtetën e socializmit në Shqipëri. Mbase jam subjektiv, po unë po jap mendimin që kam, duke u sugjeruar “kolegeve” kompetentë, që të mos “u bëjnë fresk” studiuesve të huaj për çështjet e Shqipërisë.

2.

Profesorja Amy, e cila është e njohur edhe për vizitat e udhëtimet e saj në vendin tonë, ka arritur në konkluzionin që “50 vitet e diktaturës së egër totalitare në Shqipëri” i kanë bërë njerëzit të ndihen “sikur nuk kanë shpresë” dhe se një prej efekteve të “diktaturës socialiste” është që “njerëzit kishin frikë se mos spiunoheshin, se mos burgoseshin apo se mos vriteshin”!

Ky konkluzion i përgjithësuar i saj është i gabuar. Se shqiptarët në socializëm kanë qenë të sigurt për jetën, ata as janë trembur mos po i burgos kush e as kanë pasur frikë se po i vret kush! Janë të gjitha dokumentet që provojnë se atëherë çdo gjë është bërë hapur në “dritën e diellit”, me gjyqe e me vendime gjykate! Amy e “ngatërron” këtë dukuri me njerëzit që nuk e donin socializmin, shkelnin ligjet e shtetit dhe bënin krime. Po, këta është e vërtetë që ndiheshin të pasigurt, të pashpresë dhe kishin frikë nga ligjet e dhuna e pushtetit popullor!

Nuk e di sa është njohur Profesoresha me një sondazh të OSBE-së, publikuar në mediat shqiptare vitin e kaluar, po dua  të kujtoj se në atë sondazh shumica e shqiptarëve e kanë vlerësuar regjimin e Enver Hoxhës më të mirë e më të sigurt se regjimin borgjez. Amy nuk mendoj se i vlerëson të intervistuarit si komunistë dhe po kështu as ata të OSBE-së, sepse nuk kanë qenë të tillë.

3.

Pasojë e plagëve të regjimit komunist, thotë profesorja Amy, është se njerëzit “krijuan një ndërgjegje të dyfishtë”, “humbën shpresën të ndihen vetvetja”, sidhe “aftësinë për të treguar të vërtetën”?! Përgjithësuar një dukuri të tillë, edhe këtu Profesorja gabon! Se shpresën e humbën dhe vetvetja nuk ndjeheshin të ishin jo masat e popullit, po ata që kishin “mizën nën kësule”! Përndryshe, si do të ishte kryer gjithë ai transformim socialist i vendit, në qytet e në fshat, në ekonomi, në demografi, në energjetikë, në ndërtim, në albanologji, në transport, në shkencë, në arsim, në kulturë, në strehim, në shëndetësi, në transformimin socialist të familjes e të mënyrës së jetesës, në besimet fetare e zakonet e vjetra prapanike, në emancipimin e gruas, te njeriut shqiptar, transformim ky i pranuar botërisht? A mund të bëhej ky transformim me “urdhrin e peshkut” dhe me njerëz të pashpresë e me besim të humbur te socializmi e pushteti i tyre?! A nuk e di apo nuk i vjen mirë Amy-t të thotë se gruan e vajzën shqiptare, qytetarin shqiptar, fëmijët e shkollës  etj., etj. etj., përfshirë këtu njerëzit e prekur e ata të të prekurve politikisht e të të dënuarve nga gjykatat e popullit në Shqipërinë e pushtetit popullor, nuk guxonte t’i cenonte asnjë keqbërës, sepse këta, si gjithë të tjerët e pa dallim, kishin mbrojtjen e shtetit dhe të shoqërisë? Pse, a nuk e ka dëgjuar Amy që në pushtetin popullor, pa përjashtuar asnjë kategori shoqërore, njerëzit punësoheshin, arsimoheshin, strehoheshin, gëzonin shërbimet shëndetësore e të tjera, pensionet, trajtoheshin njësoj të barabartë para ligjit?

 

4.

Propozon të kthehemi pas dhe të shikojmë se si “struktura e terrorit krijoi një ndërgjegje të dyfishtë dhe bëri që njerëzit të humbnin shpresën”! Ok, po kjo duhet bërë me drejtësi e me sinqeritet dhe me njerëz specialistë, jo tē politizuar! Po të bëhet kështu, Profesorja do të bindet se struktura e terrorit në shtetin e saj “kryedemokratik” është një mijë herë më e egër e më kriminale se ajo e ish-shtetit socialist në Shqipëri! Pa përmendur të tjera, në socializëm Shqipëria nuk ka pasur as Hiroshima e Nagasaki, as Guantanamo e as karrige elektrike, as lëvizje makartiste, as aparteid! As burgje sa ka sot! As të burgosur e të dënuar sa ka sot! As të vrarë si në Gërdec, as 21 janar, as të ngujuar e të vrarë nga pushka e gjakmarrjes si sot! Gjatë vitit ’97 janë vrarë mbi 3 mijë vetë! Në vitet e “diktaturës socialiste” janë burgosur 10 herë më pak njerëz se në 27 vjet të “demokracisë” borgjeze!

S’bëhet asnjë krahasim i së shkuarës me sa të inkriminuar ka sot, që lëvizin lirisht e kërcënojnë vendin! Atëherë s’kishte nevojë vendi për “Veting”! Ne socializëm krimi nuk ka guxuar t’i bënte karshillëk shtetit shqiptar socialist.

Ok me Amy-n kur thotë se duhet të gjendet se “kush e mban përgjegjësinë që këto trauma vazhdojnë të mos trajtohen siç duhet”, dhe se “kjo është një përgjegjësi që e mbajmë të gjithë, edhe shqiptarët, edhe ndërkombëtarët”! Unë jam i bindur se kjo përgjegjësi nuk do të arrihet të mbahet asnjëherë! Se, përveç dëshirës se mirë, këmbëngulja për t’u përballur me ndershmëri e pa frikë me “atë qe ka ndodhur” është e mbetet thjeshtë një slogan! Se s’ka ndodhur asgjë që nuk e kanë pasur shtetet e tjera. Se “ajo që ka ndodhur” në Shqipëri ndodh sot në të gjitha shtetet, me një ndryshim që, në pushtetin socialist, dhuna ka qenë në përmasa shumë më të vogla.

5.

Bie dakord me Profesoren kur thotë se po të veprohet në te kundërt “gënjejmë  veten, mohojmë gjëra të cilat nuk duhet t’i dimë dhe i mbajmë ato përbrenda”! Ok, asgjë nuk duhet mohuar, të gjitha duhen ditur, kurrgjë nuk duhet mbajtur përbrenda! Po, a vetëm dukuritë që përmend në mënyrë të zmadhuar, zonja Amy, duhen thënë apo duhen thënë edhe arritjet  e pushtetit të Enver Hoxhës, qe ua vuri “kufirin te thana” armiqve të pushtetit popullor e të socializmit, të brendshëm e të jashtëm, gjithë përpjekjeve e bëmave të tyre agjenturore antishqiptare, të kryera në bashkëpunim midis tyre?!

6.

Më duket me vend përfundimi i Profesores se “ndërkombëtarët kanë fajin e tyre”! Se,  sapo ndodhi tranzicioni, ata “erdhën në Shqipëri me planin e tyre ekonomik, gjykuan se vendi kishte hyrë në rrugën e “tregut të lirë”,  po, ndërkaq, “nuk pati kohë që njerëzit të analizonin atë që kishte ndodhur”, u kalua me shpejtësi “nga një kuadër ideologjik në një tjetër”! Më duket me vend, sepse as që mund të mendohet se ndërkombëtarët e ardhur do të mbanin anën e masave të popullit shqiptar! Se ata, bashkë me borgjezinë antikombëtare vendase, kanë bërë kërdinë kundër Shqipërisë e popullit shqiptar! Pa sjelljen e korruptuar të ndërkombëtarëve të korruptuar, të korruptuarit e politikës e të shtetit borgjez shqiptar “nuk do të kishin guxuar të shkonin në banjë”! BE, nëse do ta studiojë me “transparencë e me ndershmëri” këtë  fenomen të korrupsionit të të dërguarve të saj, ajo do të bindet për këtë “katrahurë” që ka ndodhur në Shqipëri, ku “ndërkombëtarët bënin ligjin dhe kanë pjesën e vet jo të vogël të përgjegjësisë!

7

Pyetjes se në Shqipëri “politikanët dhe në përgjithësi njerëzit në pushtet përpiqen hapur të provojnë se krimet e komunizmit mund të harrohen tani që “kanë kaluar shumë vite” dhe që, madje, bëjnë edhe përpjekje “ta fusin këtë ide në mendjet e të rinjve, duke u thënë (atyre) të gëzojnë jetën dhe të harrojnë të kaluarën”, në thelb, Profesorja i mban anën. Po ajo në përgjigjen e saj thekson edhe një anë tjetër, e cila s’është e vërtetë, sepse politika e shteti borgjez shqiptar nuk kanë lenë gjë pa thënë, pa bërë e pa luftuar komunizmin, për çrrënjosjen e tij! Unë s’arrij të kuptoj se çfarë tjetër mund të bëjë një “shtet demokratik” kundër komunizmit (socializmit), kundër komunistëve të vërtetë e antifashistëve shqiptarë, përfshirë edhe ata që janë në varr?!

Amy thotë se njerëzit mund të harrojnë hollësi historike konkrete si, per shembull, njerëzit që kanë vdekur; mund të mos jenë në gjendje të flasin me hollësi për historinë e vet; po efektet negative të atyre ngjarjeve, të cilat vazhdojnë, i mbanë mend. Ok, po se çfarë krimesh kanë bërë vetë, a kujtohen? Po se çfarë traumash u kanë sjellë të tjerëve, a i mbanë mend? A ndjehen “krenarë” për krimet që kanë bërë?! Se edhe kjo anë e çështjes nuk duhet harruar e nuk duhet lenë pa studiuar, apo jo, Profesore?

Sillet dhe një argument i fortë : fakti që gjysma e popullsisë shqiptare është nën 30 vjeç dhe që shumë prej këtyre njerëzve të rinj mund të mos kenë mësuar çfarë kanë kaluar prindërit a gjyshërit e tyre! Shifra mund të jetë e përafërt e vërtetë, po konkluzioni është i pasaktë dhe ul vlerën e punës së studiueses! 30 vjeçarëve të rinj u duhen thënë të dy anët e medaljes, jo vetëm ajo që kanë hequr prindërit a gjyshërit e tyre (me të drejtë a pa të drejtë), po edhe çfarë kanë përfituar nga pushteti popullor. Të thuash se “e vërteta është që i gjithë vendi, çdo centimetër e tij, u ndërtua nga puna e detyruar : nga të burgosurit ose nga puna vullnetare, që, në fakt, ishte e detyruar”, kjo është më se banale! Në veçanti për një njeri qe e quan veten studiues a studiuese të pavarur!

Të burgosurit ordinerë e politikë kanë përbërë një përqindje të papërfillshme të klasës punëtore, të fshatarësisë punonjëse e të intelektualëve të Shqipërisë Socialiste!As nje qytetar i thjeshtë e i ndershëm amerikan nuk ia lejon vetes tê shprehet në mënyrë kaq naive e të pasaktë! Studiuesja ngjan si të jetë e papërgjegjshme, duke shpallur se “I tërë vendi është (dmth ishte) një skenë krimi”! Krejt e pafalshme, fyese, kjo për një studiuese, qoftë edhe e rëndomtë, pa lere për një pedagoge a profesore! Ok me mendimin se asgjë nuk mund dhe nuk duhet të harrohet! Po përse nuk thuhet se për çfarë janë dënuar të dënuarit në Shqipëri, për ç’krime, në ç’rrethana, kush i ka dënuar, çfarë kanë thënë në gjyq, gjatë vuajtjes së dënimit?! A e di Amy se për ç’krime janë dënuar, janë dënuar me të drejte apo me pa të drejtë, janë dënuar shumë, duke kapërcyer e shkelur ligjet e kohës apo në bazë e në zbatim të atyre ligjeve? Një studiues nuk mund “t’i fusë “në një thes” të gjithë të dënuarit” e te burgosurit, kur nder ata kanë shumë ndryshime?!

9.

Amy flet për rindërtimin e marrëdhënieve me njeri-tjetrin të shqiptarëve, pasi të jetë bërë kjo analizê, me qëllim që “të mos mbetemi tek faji, akuzat e viktimizimi, po në një mënyrë që të ketë efekte shëruese”. Ajo jep dhe njohuritë e përvojën e saj për ata të burgosur që ka njohur apo që kanë qenë të dënuar me punë te detyrueshme, duke konkluduar se shumë prej atyre janë thellë të traumatizuar! Që ka të tillë, te traumatizuar, kjo nuk mohohet, po sa kanë qenë të tillë? Se të “traumatizuar e të përndjekur politikê” po dalin sot edhe politikanë, pushtetarë e biznesmenë hajdutë, gazetarë e opinionistë te majmur me korrupsion, që dërdëllisin në faqet e shtypit e në ekranet e televizionit, ish-komunistë, kuadro e intelektualë ish-komuniste maskarenj, që, ndonëse nuk kanë qenë asnjë ditë të dënuar, paskëshin pësuar trauma në zyrat e pushtetit popullor, “të mekanizmit te terrorit komunist” ku punonin?! Një njeri i traumatizuar thellë, thotë Profesoresha, mund “të shërohet”  duke deklaruar pala tjetër : “më vjen keq për atë që ju keni hequr”, se ndryshe askush nuk mund të shërohet dhe se, po kështu, askush nuk mund të shërohet nëse pretendohet që gjërat nuk kanë ndodhur! Jo, jo, askush nuk ka përse i kërkon falje një krimineli! Po kështu, askush nuk ka të drejtë të thotë se nuk kanë ndodhur ato gjëra që kanë ndodhur! Po, për çdo rast të tejkalimit të kompetencave të ligjit, personat përgjegjës le të përgjigjen, por ketë duhet ta bëjë gjykata në bazë të ligjeve të pushtetit popullor, jo në bazë të ligjeve te borgjezisë! Ky kriter duhet të përfshijë edhe ata që kërkojnë falje, duke e vlerësuar faljen si nje rrethanë lehtësuese. Po pala e bashkëpunëtorëve të nazifashistëve, e diversantëve, e sabotatorëve dhe e kriminelëve të tjerë, që vranë dëshmorë e heronj të atdheut, deputetë, mësues, të rinj e të reja, pionierë e njerëz drejtues të partisë e te pushtetit popullor, që sabotuan ekonominë, ngritën armët edhe nga toka, deti e qielli kundër pushtetit të popullit, a duhet edhe këta të kërkojnë falje? Një studiuesi nuk i falet ta mendoje e ta studiojê problemin në mënyrë të njëanshme, dmth të pandershme! Si e vlerëson Amy dekorimin e kriminelëve e bashkëpunëtorëve te fashizmit?

10.

Profesorja Amy i është shmangur pyetjes së bërë nga “Zëri i Amerikēs” per zgjedhjen e Gramoz Ruçit në detyrën e kryetarit të Parlamentit, “ish ministër i Brendshëm në vitin e fundit të regjimit komunist, kur ndodhën gjëra mjaft të trishtueshme”! Ajo e di vetë arsyen. Po, për ato gjëra që Amy ngre në lidhje me socializmin, rreth të cilave unë dhashë mendimin tim, nuk është përgjegjësi e Gramoz Ruçit. Unë dua të vë në dukje se PS-ja bashkë me kuadrot e saj nuk është Partia e Punës, as përfaqëson të kaluarën e socializmit e as mban dot “përgjegjësitë” e saj! Sepse ka ndryshuar sistemi shoqëror-ekonomik dhe jetojmë në një sistem tjetër ekonomik e shoqëror, në sistemin borgjez. Nëse Amy nuk e vlerëson kështu PS-në në studimin e saj, ajo do te gabojë rënde!

11.

Studiuesja thotë se vitet e fundit kemi parë shumë mundësi reale për ndryshim dhe si shembull thotë që, më në fund, “është ngritur një komision për hapjen e dosjeve të policisë sekrete të regjimit komunist”, i cili, sipas saj, “mund të sjellë shprese”, nëse ai do të punojë me transparencë dhe njerëzit do të trajnohen si duhet! Ok, po kush i ka penguar ngritjen e punën e këtij komisioni?! Komunistët e kanë thënë, që në fillim, se janë për hapjen e dosjeve, jo vetëm për policinë sekrete të socializmit, po edhe për gjithë kuadrot e tjerë, pa përjashtim, se vetëm kështu do të zbulohet krimi e llumi i “klasës” politike në pushtet të shoqërisë borgjeze në këta 27 vjet, fytyra e vërtetë e shumë të burgosurve, që kanë marrë “statusin” e të burgosurit politik etj. Ngritja e funksionimi i këtij komisioni nuk është penguar pse nuk ka gjetur mbështetje, po sepse ai do të mbulonte krimin që fshihej në peshqit e mëdhenj! Pse, a nuk e di zonja Amy se dosjet e peshqve të mëdhenj të politikës e të shtetit borgjez shqiptar janë pastruar me kohë! Pra, për kë do të ngrihet e do të veprojë ky komision, për njerëzit e thjeshtë e pa mbrojtje të policisë sekrete të viteve të socializmit? Nëse ka shumë njerëz që thonë se jemi tepër të dobët për t’u përballur me të kaluarën komuniste, sepse ata që janë në pushtet janë mjaft të fuqishëm dhe një pjesë e tyre vijnë nga ajo e kaluar, kjo nuk ka të bëjë me të kaluarën socialiste, sepse ajo eshtë pakrahasimisht e pastër me të sotmen borgjeze dhe se ata që në këta 27 vjet kanë qenë në pushtet janë të fortë jo për shkak se vijnë nga “ajo e kaluar”, po sepse e sotmja borgjeze është tejet e mafjozizuar dhe e korruptuar, e cila i ka bërë të jenë të fuqishëm e mbi të gjitha se kanë pushtetin në dorë dhe e përdorin për interesat e tyre! Ca më keq që kanë dhe mbështetjen e ndërkombëtarëve!

12.

Sa për çfarë paska thënë ambasadori John Withers për historinë me hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore, te cilët u strehuan në Shqipëri dhe që asnjë prej tyre nuk u spiunua, as u tregua, as nuk u dorëzua te gjermanët, as u vra, po u mbrojtën, kjo tregon se njerëzit që e bënë këtë akt fisnik njerëzor qenë shqiptarë, njerëz të besës e miq të mirë, qenë familje të lidhura me LANÇ-in, me Frontin Antifashist Nacionalçlirimtar, me Partinë Komuniste dhe jo të lidhur me pushtuesit nazifashistë e me reaksionin antishqiptar! Sa di unë, kjo është thënë e ekspozuar edhe në një Muze në Tel Aviv! Profesore Amy e thotë bukur se “Njerëzit që e bënë këtë janë njerëzit e besës e të mikpritjes” dhe se këto “cilësi janë thelbi i identitetit shqiptar”, se në “identitetin shqiptar ka një forcë të jashtëzakonshme”, etj., etj. Duke e falënderuar për ketë vlerësim të bukur e të sinqertë, do të më vinte mirë e do të meritonte nderimet e të gjithë shqiptarëve nëse Profesorja do t’i kontribuojë me punën e studimet e saj ruajtjes së trashëgimisë kulturore shqiptare,  traditë kjo e njerëzve të shquar të botës, dashamirës të Shqipërisë!

Pres ta lexoj me shumë interesim studimin e profesores Amy, duke i sugjeruar të guxojë të thotë në ‘të të vërtetën e të reflektojë në sugjerimet shoqërore,  që do t’i duken të arsyeshme! Unë nuk besoj të thotë ndokush se në socializëm nuk ka pasur të meta e dobësi, sepse socializmi s’është komunizëm, siç rëndom flitet, po është faza e parë e tij, në të cilën, sikurse thotë Marksi “vepron e drejta borgjeze pa borgjezinë”. Çështja është se socializmi luftohet politikisht!

Share This Article
6 Comments
  • Deputetet psiqik te sitemit tranzicional 27 vjecar shqiptar nuk e kane idene se sa te pa pergjegjshem dhe armiq me popullin e vet kane qene ! Se sa te pa afte dhe aventurier selfish kane qene dhe jane ! kete qe I kane ber keta shqiptareve nuk u ka bere as Enver Hoxha e as Komunizmi !
    Faktet flasin vet !
    Bilancet e viktimave dhe demet e Pasurive kombetare jane kolasale ne krahasim me sitemine Enver Hoxhes !
    Per 27 vjet jane vrare ose gjysem te vrare afersisht 1 million shqiptar !
    Ne burgje Brenda Shqiperise jane 500 mije vet, Jashgte 3000 mije vet .
    Vendi me I varfer ne Ballkan me I korruptuar, ne rajon ! Vendi me deputet psikopat dhe nen nivelin mesatar te intelektit social te publikut shqiptar!
    Shqiperia permbytet cdo vit dhe renohet cdo vit nga permbytjet Me perpara nuk njiheshin permbytjet sepse kishte hidrovore !Shteti ishte ne kemb ne ndihme te popillit ! Jane 20-30 mij femij te ngujuar nga hakmarja !!! Ku kishte fenomene si gjakmarja, ose ngujimet? Vrasje ne mes te dites dhe kriminel te ikur ne drejtim te paditur ?!! Shkrimi eshte fantastic dhe ne nje nivel te papare ndonjehere ne keto 27 vjet, me fakte dhe argumentim shkencor per njerez qe I kane dy pare mend !

  • Po pse genjen o Muharrem!Regjimi enver hoxhes ua futi mizen nen kesule jo vetem bejlereve,agallareve me biografi te keqe,por edhe brekegrisurve dhe kembezbathurve me biogrsafi te mire.Cfare u ka bere enveri juve,nuk ua benim dot ne.
    Do te le edhe nje detyre te veshtire,shume te veshtire,,.Me thuaj nje familje komunistesh brekegrisur te luftes antikombetare qe strehoi cifute.Te vetmit denoncues te cifuteve ne komandaturen gjermane qene nje komunist ne Kavaje dhje nje komunist vrrakacorr nash cernagora ne Shkoder.
    Une po te kujtoj dy familje qe ruajne genin e ADN se kombit shqiptar,.Regjentin e qeverise shqiptare,Babane e shtetit shqiptar Lef Nosi,qe mbajti dy cifute ne Fabriken e tij te alkoolit,administratorin besnik deri ne vetmohim,Menaheim.Po te kujtoj dhe familjen Bicaku ne Qarrishte te Librazhdit qe strehuan dhe ushqyen 17 cifute.Por keta nuk te pelqen t`i permendesh,sepse Bicaket e Qarrishtes gozhduan Brigaden e I terroriste te Mehmet Shehut ne Shpatet e Qarrishtes,gjate marshimit historik per t`i shpetuar lekuren Urjahipit te Gjirokastres.

    • Demo, qenke me probleme te medha vella, kij kujdes shendetin. Akoma me Enverin ti?????????????????

  • O Demo,
    Shko futi edhe ndonje llulle me tallash qe te ftillohesh, se vetem me raki te punoka truri thjeshte me dy kohe.

  • Rrespekt autirit te shkrimit ,

    sot me shume se kurre ,ai popull ,pra shoqeria e coroditur
    shqiptare ,
    e ka me se te nevojeshme nji sqarim te tille .

    Banda e Maskarenjeve e krimineleve antishqiptareve
    te bashkiar ne nji Koalicion Antishqiptare,

    lehnin ne kore kunder komunizmit ,
    nderkohe qe vet nuk i dhane Shqiperise
    asnji Veper , asnji Dinjitet si shtet e komb ,
    asnji lloj Arti e Kulture ,pervecse degjeneruan
    gjithcka ,cdo Vlere e Moral ,cdo Tradite e Histori
    Shqiptare , duke e shndruar Shqiperine ne nji
    nder vendet me ordinere e te urryer te Kontinentit ,
    duke e Futur ne dhe emrin e Shqiperise ,
    para gjithe Botes .

    Nqs sot , ne Shqiperi di kishte nji Elite Intelektuale ,
    si ka ne cdo kohe ,cdo vend Europian , e cila ,
    i del per Zote Atdheut ne cdo situate qe sjell koha ,
    duke mos lejuar degjenrimin e vkerave te kombit ,
    duke mos lejuar qe ne nji faze ndryshimi sistemi,
    Shteti te bjer ne duart e bandave Antishqiptare ,qe mbeshtet Bota e Huaj ,per te kapur shtetin Shqiptare e degjenroje ate totalishte ,
    si mjerishte ndodhi me dorezimin e shtetit Shqiptare ,
    nga ishKomunistet ne fuqi ,
    ku u tregua nji naivitet kombetare i papare ,nji
    xerro dinjitete e nji papergjegjshmeri intelektualesh ,
    e pushtash ne pushtet Komuniste ,
    duke ja len te Ardhmen e Shtetit Shqiptare ,
    nji funderine ,nji njeri me kulture shpelle ,qe as per
    kryetar kooperative ne tropoje nuk duhej te lejohej ,

    pra…nqs do kishim nji Elite Burrash te betuar per Nderin e Shqiperise , qe nuk do benin asnji
    kompromis as me zotin po te qe fjala per dinjitetin
    dhe Kombin ,e qe e vetmja Perendi mbi Toke
    do ishte vetem emri Shqiperi ,
    sot nuk do kishim kto banda plehrash politike ,
    por do ti zhduknin me ci permban pragu te gjithe .

    Keshtu ka vepruar Bota ,qe sot gezojne Shtete dinjitoze,
    qe s’kan len asnji funderine te shoqerise te marri
    frym mbi token e vet ,as ajrin e atij vendi madje ,
    e jo me ti lejonin te formonin Parti e akoma me keq ,
    te drejtonin shtetin si Presidente a po Kryminister !
    Ajo Eilte Kombetare ben qe me te gjitha menyrat ,
    te pastrohet Kombi nga gjithe llumi e se ashtuquajtures
    Demokraci.
    Persa kohe ne ate vend , nuk do formohet nji
    Elite e betuar ndaj cdo tradhetie ,e betuar qe jep
    jeten para betimit te bere se do t’i sherbeje Atdheut ,
    ne cdo kohe e situate e nuk do njohe asgje perball
    Urdhrit Ne Emer te Popullit Shqiptare ,
    ne ate vend ,jo qe sdo ket nji shtet Shqiptare ,
    por ashtusi edhe sot ,exzistenca e e Shqiperise
    do Jet gjithmon ne Pikepyetje ???
    Dikush duhet te marri iniciativen e dali Zote Shqiperise .
    Nuk lihet e ardhmja e jetes se femijeve tane ,
    ne duart e njerezve te paafte a po te te huajve .
    Koha e kinezerirave duhet ti takoj te kaluares .
    Eshte koha qe shqiptaret te marrin fatet e Shqiperise
    si dikur Heroi Legjendare Gjergj Kastrioti Skenderbey
    dhe t’i rikthejne Krenarine e Dinjitetin Shqiperise .
    .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *