“PS-PD marrëdhënie pasionante, s’duhet penguar integrimi”

Dita

Presidenti i Partive Socialiste Europiane, Sergei Stanishev që ndodhet në Tiranë për konferencën e PSE-së, i përcolli një mesazh të fortë politikës shqiptare.

Pa dashur të hyjë në çështjet e brendshme, Stanishev e cilësoi marrëdhënien mes opozitës dhe mazhorancës si një marrëdhënie tejet emocionale.

Sipas tij, çështjet e vogla nuk duhet të pengojnë qëllimet e mëdha të një vendi, sikurse është edhe integrimi i Shqipërisë në BE.

“Nuk dua të futem në çështjet e brendshme të vendit tuaj, por kur flitet për procesin e integrimit mund të them se marrëdhëniet mes qeverisë dhe opozitës, janë shumë emocionale, pasionante gjithmonë.

E kam takuar Edin kur ka qenë në opozitë.

Kam qenë edhe në vendin tim, kam qenë edhe në opozitë dhe qeveri, por kur bëhet fjalë për përparësitë europiane të vendit e gjejmë një rrugë.

Të mos lejojmë çështjet e vogla që të na pengojnë. Rëndësi ka të mos pengohet zhvillimi i vendit”, tha ai.

Stanishev vlerësoi reformën në drejtësi dhe bëri thirrje për bashkëpunim mes vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“Jemi këtu me mesazhe të mira politike për shqiptarët. Gjatë javëve të ardhshme do të kemi ngjarje mjaft të rëndësishme, jo vetëm për Shqipërinë, por për të gjithë Ballkanin Perëndimor. Është bërë një reformë shumë e vështirë. Sistemi i drejtësisë do të jetë transparent.

Ky është një kredit vetëm i zotit Rama dhe e PS-së. Duhet të përgëzohet edhe fushata kundër kanabisit dhe ky është një moment shumë i rëndësishëm. Është shumë i rëndësishëm bashkëpunimi i rajonit, duke përfshirë edhe Shqipërinë. Unë mendoj se bashkëpunim me Malin e Zi është zhvilluar shumë. Ka pasur progres edhe me Greqinë dhe duhet të vazhdohet edhe me vendet e tjera.

Shumë vende kanë thënë se nuk do të kemi më zgjerim nëse ka probleme komisioni, por në fakt nuk është kështu. Falë përpjekjeve të Mogherinit, sigurisht që ne kemi një strategji të besueshme, e cila është një tregues shumë i qartë për mënyrën se si ne duhet të ecim përpara”, tha Presidenti i PES, Sergei Stanishev.

s.a/dita

Share This Article
1 Comment
  • MIKU I EDI RAMES SERGEI STANISHEV ESHTE SHTETAS SOVJETIK ME PASAPORTE, I LINDUR NE RUSI DHE BABAI I TIJ DIMITER STANISHEV KA QENE AGJENT I KGB-SE DHE SEKRETAR I KQ TE PARTISE KOMUNISTE BULLGARE

    Sergei Stanishev ka qene gjitheshtu Kryeminister i Bullgarise i zgjedhur nga Partia Socialiste qe iku me dajak nga pushteti me akuza te renda per korrupsion me fondet e BE-se dhe paaftesi ne drejtimin e shtetit. Gruaja e tij Monika gjithashtu eshte ngaterruar ne skandale lobimi mafioz nje nga te cilet me kriminelin austriak Hoeger per financimin e Partise Socialiste bullgare. Hoegeri i denua me pas me burg nga nje Gjykate ne Vjene. Stanishevi eshte ithtar i zjarrte Konventes se Stambollit per HOMOT,

    prandaj:

    EDI RAMA KA GJETUR KISHE KU TE FALET

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *