PD kërkon shtyrjen e Parlamentit: Të zhvillohet në orën 18:00

Ornela

Strategjia e opozitës për të protestuar në rrugë e sheshe nuk përjashton pjesëmarrjen e saj në seancat plenare të Kuvendit.

Por, duke qenë se Lulzim Basha njoftoi këtë të mërkurë se ajo që e quan mosbindje civile nis nga kjo e enjte, Partia Demokratike ka dorëzuar në Kuvend një kërkesë për shtyrjen me disa orë të nisjes së seancës plenare.

Kërkesa i është dorëzuar kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi, ku opozita kërkon që seanca të zhvillohet në orën 18:00.

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *