Opozita në rrugë, Ruçi refuzon kërkesën për shtyrjen e seancës

Leda Hysa

 

Ashtu siç është lajmëruar, në orën 10.00 të ditës së sotme, në të gjithë vendin do të nisë protesta e opozitës, ku është bërë thirrje për mosbindje civile.

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim nga ora 10-13.00 do të bashkohen me qytetarët, ku do të bllokojnë disa nga akset kryesore rrugore.

Mësohet se rrugët që do të bllokohen, do të jenë  kryqëzimi i Milotit, kryqëzimi i Çermës në Lushnjë, kryqëzimi i Bradasheshit në Elbasan, kryqëzimi i Vorës por edhe Rruga e Kombit që përbëjnë 4 pika nevralgjike të rrjetit rrugor në vend

Nga ana e tij kryeparlamentari Gramoz Ruçi, nuk e ka pranuar kërkesën e opozitës që ta shtyjë seancën nga ora 10.00 për në 18.00.

Ndërkohë, grupi parlamentar i LSI ka kërkuar më herët përjashtimin nga punimet e Kuvendit, me të paktën 10 ditë, të kryeministrit Edi Rama.

Sipas LSI-së, kreu i qeverisë ka ofenduar deputetët dhe qytetarët me fjalimin e javës së kaluar në Parlament.

l.h/ dita

Share This Article
2 Comments
  • Ne se ndjeksit Tuan skane sy apo tru tu shohin juve si ju ka ndryshuar pushteti qe po luftoni me cdo mjet te mos u ik jeni per tu qare hallin sa te genjyer keni mbetur.Ju pa buke dhe keta me miliona nga vjedhjet qe bejne ne kurrizin tuaj e tonin nuk kane te drejte morale nuk kane kredibilitet me te dalin e current si zagare se vetem kete dine te bejne keta mire.Por te pafytyret nuk e kane per gje te bejne remuje e shkaterrim.Harrojeni97 politikane te urryer.Ne qe duam shtet,liri,zhvillim,nuk do tu leme,nuk do behemi me prehe e juaja.Ju nuk luftoni per ne por per xhepat tuaja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *