VIDEO: Rama publikon historinë e suksesit nga Kukësi

Leda Hysa

 

Kryeministri Edi Rama nuk e ka prishur rutinën e urimit të mëngjesit  për të gjithë ndjekësit e tij në rrjetin social Facebook.

Pak ora para se opozita të nisë një protestë me bllokimin e rrugëve, Rama ka uruar ditë të mbarë me historinë e Marios nga Kukësi, i cili arriti të gjejë punë pas interesimit në zyrën e Punës.

MIRËMËNGJES dhe me Marion, një i ri që nuk e priti punën në kafene po e kërkoi në Zyrën e Punës, ju uroj një ditë të mbarë”- shkruan Rama.

Mario Toshkollari me ndihmën ekonomike merrte 45 mijë lekë dhe se pasi shkoi në zyrën e punës, atij ju gjet punë me 400 mijë lekë të vjetra rrogë në muaj.

“Falenderoj Shërbimin Kombëtar të Punësimi që më gjeti punë ku kam rrogë 400 mijë lekë në muaj dhe i siguruar, shumë herë më mirë se me përkrahje”, shprehet i riu kuksian.

l.h/ dita

Share This Article
1 Comment
  • Rama,ben nje shou,me punesimin e nje individi,ne te kundert me pozicionin e nje kryeministri,qe duhet te tregonte ne menyre statistikore,sa eshte madhesia e papunesise,sa jane vende pune qe presin puntore dhe si eshte efikasiteti i zyrave te punes.
    Kesaj i thone nga ciftelia e Saliut,tek bojrat e Rames,ne fasadat e zyres se punes.
    Efektiviteti me i madh i punes se nje shefi me pushtet,eshte ne zgjedhjen cilesore te stafit te vet,te ndershem,puntore dhe dhe vizionare dhe gjate udhetimit pushtetar te proves,shefi i madh natyrshem ndrron disa nga ata,per te mos zvogeluar shpejtesine e makines shteterore.
    Pranimi nga kryeministri,qe madhesia e tarifes se rruges se Kukesit, ish e pa studiuar,nga stafi dhe vet ai,tregojne nje mosseriozitet ne nivel diletant drejtimi.
    Vec kesaj,Rama pothuaj me ministrat e fillimit e mbaroi mandatin e pare,gje qe tregon,qe ai i zgjedh nga ai lloj,qe kane vetem vesh dhe nuk kane goje,ose eshte i paafte te kontrolloje ne menyre cilesore punen e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *