Qelitë e Shënkollit duhen dizinfenktuar

anazapta

Mirmbrëma DITA! Jam i burgosur në Shënkoll. Këtu në burg ka rreth 5 muaj që janë mbushur komplet ambjentet e burgut me disa bubajka (tip miza të mëdha). Na janë mbushur me ushqime, me rroba. Në dhomën time 4 me 4 metër katrore, mundet të kem mbi aq shumë sa kur e hedhim hapin mbysim 10 copë njëherazi.

U kemi thënë personave përgjegjës për këtë punë, si dhe drejtorit të burgut, z. Kastriot Piroli. I jam drejtuar me një letër por asnjë pergjigje. Është e detyruar drejtoria e burgut të bëjë dizenfektimin e të gjitha ambjenteve të burgut çdo vit, por nuk po e bën, pasi financa fondet i ka vjedhë për fushatën e Gazmend Dibrës duke menduar se do t’i fitonin zgjedhjet duke i mashtruar njerëzit me ushqimet që u kishin vjedhë nga fondet e të burgosurve.

Nëse këtë që unë u them, nuk e pranon se ekziston drejtori apo cilido qe ju mund të kontaktoni nga të drejtorisë, atëhere thuaju t’ju lejojnë që të vini me aparat fotografik ose me kamera në burgun Shënkoll. Ju betohem se jemi tepër në hall se si na lënë kështu. Nëse nuk e botoni dot ma thoni t’ja dërgoj ndonjë televizioni, nëse ju e keni të pamundur. Kam respekt për ju dhe gazetën tuaj.

 

SMS në DITA në 0689073730

Share This Article
1 Comment
  • Heqja e lirise nuk ka te beje me poshtrimin e individit te denuar ne nje shoqeri demokratike te civilizuar…ku jane shoqatat qe u fryne duke mare fonde e duke i shperderuar ato!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *