Sëmuret në kopsht, ndërron jetë në spital 3-vjeçari

Leda Hysa

 

Një fëmijë 3 vjeç ka humbur jetën në urgjencën e Spitalit të Durrësit.

Te dhënat e para bëjnë të ditur se ai është dërguar me urgjencë nga një kopsht privat.

Policia bën të ditur se nuk dihen ende shkaqet e vdekjes së vogëlushit, teksa kanë nisur hetimet.

Njoftimi i policisë:

Më datë 05.04.2018, rreth orës 13:15, në lagjen Nr.4 Durrës, nga një kopsht privat është dërguar në Spitalin Rajonal Durrës në gjendje të rëndë ku ka ndërruar jetë fëmija më iniciale D.Z. 3 vjeç, banues në Durrës.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *