“Eskobari i Ballkanit” Klemend Balili pritet të arrestohet ditët në vijim. Ky është paralajmërimi i fortë i ambasadorit amerikan Donald Lu që bëri nga studio e emisionit “Opinion” në Tv Klan.
I pyetur për “peshqit e mëdhenj”, Lu tha se Klemend Balili është njëri prej këtyre peshqëve. Madje ai tashmë është dënuar me burgim të përjetshëm dhe 15 vite burg në Greqi për trafikun ndërkombëtar të drogës. Ai ndodhet në kërkim ndërkombëtar dhe tashmë pritet vetëm arrestimi i tij.
Duke folur për “peshqit e mëdhenj”, ambasadori Donald Lu këtu përmendi edhe Met Kananin që u kap para disa ditësh në Turqi dhe Arbër Çekajn, pronari i kompanisë të cilës iu gjet sasia e 613 kilogramëve kokainë.
Shpresoj që të jeni shumë i drejtpërdrejtë dhe i hapur në përgjigjet tuaja, por disa muaj më parë, ju mbajtët një fjalim ku flisnit për peshqit e mëdhenj dhe peshqit e vegjël…
Po, po..
Në 28 vite, ambasador – dhe unë kam informacion për çdo ditë në këto 28 vite – nuk kemi parë asnjë person të fuqishëm…
Po…
…ndonjë politikan, që të dënohet për problemet që i kanë shkaktuar vendit. Disa u dënuan por më shumë politikisht në vitet ’92 dhe ’93. E kam fjalën për personat që janë akuzuar për korrupsion, për probleme të tjera, për shkelje të ligjeve.
Po…
Pyetja ime është e drejtpërdrejtë. Kur do të dënohen këta persona për problemet që kanë shkaktuar?
Besoj, kam besim se do të ndëshkohen shumë shpejt. Shumica e peshqve të mëdhenj janë në det. Pak janë tashmë në rrjeta, por shoh të dhëna që shumë shpejt do të kemi më shumë rezultate. Më lejoni të jem specifik këtu. Met Kanani – Met Kanani është një trafikant droge i rrezikshëm, trafikant shqiptar, arrestuar në Bodrum, Turqi, dy javë më parë, me ndihmën e qeverisë shqiptare.
Dhe s’ia kishim dëgjuar emrin më parë …
Është një person vërtet i rrezikshëm dhe policia juaj, prokurorët tuaj, njerëzit tuaj që punojnë kundër narkotikëve e dinë shumë mirë se kush është. Arbër Çekaj, përgjegjës për trafikimin e 613 kg kokainë…
Ai u zhduk …
U zhduk por tani ka një mandat arresti ndërkombëtar për të dhe Shqipëria po e kërkon kudo në Europë dhe ne po ndihmojmë për këtë. Kelmend Balili, po ashtu me mandat arresti ndërkombëtar. Ne, amerikanët, besojmë se është ende në Shqipëri dhe ka mundësi të arrestohet në ditët që vijnë. Po shtyjmë shumë fort për këtë. E dini, Z. Balili është dënuar tashmë në Greqi për trafik droge. …
Po…
Burgim të përjetshëm plus 15 vite. Tani duhet vetëm të kapet. Ne po shtyjmë shumë fort, me të gjitha burimet e Qeverisë së SHBA, për t’u siguruar që këta peshq të mëdhenj të shkojnë në burg. Le të flasim pak për politikanët.
o.j/dita

per balilin pyesni ilirfloririn,monika cizmen,manjanin e gjithe ish ministrat hajdut te leshelise.
nuk e arresto dot kinezo ,
me kot bo gangsterrin kinez ktu .
zemerohet presidenti pastaj qe e ka mik shtepie
dhe ti ncq s’ke asnji Lingote Floriri per ditelindje nga like
Shoke po per Tahorrin pse nuk paskeni shkruar meqe pritet qe edhe ai te procedohet penalisht!
Rjetat i ka koncensionari.
Zoti ambasador, ka kohe qe flisni per arrestime VIP, por asgje nuk ka ngjare! Do ishte mire qe se paku, te heshtnit! Llalla, mendoj se nuk eshte peshk i madh. Peshq te medhenj jane Saliu, Meta, Basha, Mediu, Ruli, dhe Ruler te tjere te politikes mjerane shiptare!
Ik o qinez ha ndonje tas pilaf se u bere karagjoz fare
….rakia behet nga rrushi,sa me i mire rrushi aq me e mire rakia,po qe te behet rrushi duhet qe te jete mbjelle ne toke
o lulu,Balili apo Kanani pa bekimin e politiqeneve nuk leviznin dot as 1 gur.
Peshqit e medhenj jane Saliu Meta Rama,te tjeret jane pordhe me rrigon.