Sjellja mospërfillëse dhe aspak profesionale e një punonjëseje të ambasadës së Kosovës në Bernë të Zvicrës i ka kushtuar asaj vendin e punës. Punonjësja e zyrës së pritjes është fotografuar gjatë orarit të punës me këmbë mbi tavolinë dhe duke lexuar revista dhe fotoja ka përfunduar në media. Portali Indeksonline, e cila u referohet burimeve të saj shkroi dje se zyrtarja është ndër punëtorët më të privilegjuara të ambasadorit të Kosovës në Zvicër, Naim Malaj.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i ministrit të Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, I cili e ka shkarkuar nga puna zyrtaren për sjellje të pahijshme. Shkarkimi I saj erdhi vetëm pak orë pasi Ministria e Jashtme e Kosovës tërhoqi zv.ambasadorin kosovar në Kroaci, Urtak Hamiti. Dy ditë më parë, ky i fundit u shfaq i dehur në rrugët e qytetit, duke vënë në rrezik jetën e kalimtarëve me makinën e tij.

tek emisioni i Mustafa Nano ishte i ftuar Maks Velo(brilanti)
pyetja ishte ‘sa perendimore jemi ne shqiptaret nga nota 1-10″
Maksi e pyeti “10 eshte nota maksimale”
“po” ju pergjigj Muci
“atehere po ve noten -1” pergjigjet Maksi
ndersa keta bashkekombesit tane jane me noten -10
Vendim i drejtë dhe i shpejtë i ministrit një veprim i tillë është për tu lavdëruar
mire qe si ka ngrit me lart kembet se pune nuk kla rri me kembe perpjete
kjo i mbaka kembet big 24 ore ne 24
c donte me kembe perpjete ajo