Dy persona janë arrestuar nga policia e Lezhës për trafikimin e lëndëve narkotike.
Policia bën të ditur se është arrestuar 16-vjeçari E. F., banues në Lezhë. Sipas policisë, ky shtetas, dyshohet si posedues i rreth 1 kg lëndë narkotike kanabis, të cilën dyshohet se do ta shpërndante në doza të vogla në afërsi të shkollave.
Gjithashtu, po nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, u bë ekzekutimi i Vendimit Nr. 113 datë 04.04.2018 , i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë , e cila ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” ndaj shtetasit : Anton Koka, 31 vjeç , banues në Lezhë
Veprat penale në ngarkim të tij, “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”, “Kultivim i bimëve narkotike”.
l.h/ dita

Arrestimi i trafikantve te narkotikëve te Lezhes bahet per motive rivaliteti me trafikantet qeveritar.