Rusia akuzoi sërish Mbretërinë e Bashkuar për sulme të pabaza përsa i përket helmimit të ish-spiunit rus, Sergei Skripal dhe vajzës së tij Julia, në qytetin e Salisbërit.
Në një takim të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ambasadori rus në OKB,Vasily Nebenzia tha se “Britania po luan me zjarrin”.
Ai tha se qëllimi kryesor i Britanisë ka qenë diskretitimi i Rusisë.
Kujtojmë se Britania vazhdon të thotë se Rusia gjendet prapa sulmit me agjent nervor. Përfaqësuesja britanike në OKB, Karen Pierce, tha se veprimet e Britanisë “qëndrojnë përballë çdo vështrimi hetues”.
Ajo i paraqiti kërkesat e Moskës për të marrë pjesë në hetime të krahasuara me një zjarrvënës që heton zjarrin e tij.
Ish-spiuni rus, Sergei Skripal, dhe vajza e tij Yulia janë helmuar me agjent nervor, më 4 mars, në Salisbëri të Anglisë.
Ajo çka dihet momentalisht është se shëndeti i Yulias po përmirësohet, ndërsa babai i saj mbetet në gjendje të rëndë, por të qëndrueshme.
s.a/dita
