Vrau në ’97, ekstradohet nga SHBA-ja

Dita

47 vjeçari nga Gjirokastra,Narbis Koxhaj, i dënuar me 25 vite burg për vrasje, është ekstraduar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Koxhaj ishte shpallur në kërkim në vitin 1997 por u kap në SHBA, përmes bashkëpunimit të Interpol Tirana dhe Interpol Uashingtonit.

Kapja dhe ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat bazuar në vendimin penal të marsit 2003, e ka dënuar për vrasje me dashje kundër dy apo më shumë personave të kryer në bashkëpunim si dhe për trafikim të armëve dhe municionit.

s.a/dita

Share This Article
2 Comments
  • Te tille kriminele,bile edhe me te rrezikshem, ka plot neper bote.Ne Kanada jetojne Musa e Shkelqim Protoduari,te denuar me vendim te formes se prere, me burgim te perjeteshem e 25 vjet heqje lirije,respektivisht,per vrasjen e 4 policeve dhe nje te riu 16 vjecar,me granatehedhese,ne vitin 1979.As shteti shqiptar e, doemos, edhe shteti kanadez qe eshte ne dijeni per ta,nuk ben asgje per ti ekstraduar qe te vuajne denimin e merituar per krimin monstruoz qe kane bere.Me sa duket,me rastin e tyre eshte I implikuar korrupsioni ne qarqet me te larta qeveritare te Shqiperise,perfshire edhe Gjykaten Kushtetuese.Kur te rivije ne pushtet forca politike qe I perkasin,Shkelqimin mund ta beje edhe Minister,ose prokuror ,ose gjyqtar, se ai po perpiqet te mbaroje fakultetin juridik ne Kanada. Per te pasur kredibilitet ne popull se jane me te vertete kunder krimit dhe krimineleve,organet perkatese te shtetit duhet te bejne detyren e ti sjellin ne vendin qe u takon krimineleve,ne burg.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *