Ish-ministri socialist i Financave, Arben Malaj është bërë konsull nderi. Bëhet fjalë për konsullatën e re të hapur në Vlorë.
Krahas Konsullatës së Nderit të Bullgarisë, tani qytetit bregdetar i shtohet edhe Konsullata e Nderit e Austrisë, me konsull Arben Malaj.
Sipas qeverisë, qytetarët e Vlorës, Fierit, Beratit dhe Gjirokastrës do kenë mundësi të përfitojnë shërbime të nevojshme sa i përket asistencës dhe kërkesave të ndryshme që do kenë në vijim lidhur me shtetin austriak në konsullatën e re.
“Çelja kësaj konsullate, e cila do të mbulojë Jugun e Shqipërisë pas asaj të Shkodrës që mbulon Veriun, vjen në momentin e duhur, atëherë kur na nevojitet të konsolidojmë edhe më tej marrëdhëniet jo thjesht diplomatike, por mbi të gjitha ato njerëzore me Austrinë” – u shpreh Ministri Bushati gjatë fjalës së tij përshëndetëse.
Arben Malaj u hoq nga lista e deputetëve të PS në vitin 2013. Megjithatë ai u fut në garë si i pavarur në qarkun e Vlorës, por nuk arriti të merrte mandatin.
l.h/ dita

Cfare nderi paska Austria nga ky hajdut me cizme. Ketyre u ka plasur cipa fare.
Arben Malaj artitekti i firmave piramidale.Ai jo kasull nderi po turpi e meriton.80% e socialistve te pa ndershem jane Nese ka kush vrejtje le ta thote me emer..
Fai eshte i shtetit Austriak ,qe i jep e i beson , ketij mafjozi te drejten te perfaqesoje shtetin Austriak .Budallallek i madh ,per shtetin Austriak.
Nuk e kuptoj nje gje: ca duhet konsullata e nderit e Bullgarise ne Vlore????! Ca kerkon Bullgaria ne Vlore???
A kemi ne konsullate nderi te Shqiperise ne jug-perendim te Bullgarise????