Një pyetësor i plotësuar nga Marcel Prust, kur ai ishte 15 vjeç, dhe i pabotuar, do të shitet në ankand për 250 000 euro, të premten e ardhshme me rastin e Sallonit të Librit të Rrallë, bënë të ditur organizatorët e këtij manifestimi.
Dokumenti, i titulluar “Konfidencat e mia”, do të vihet në shitje nga Laurent Coulet.
Ky pyetësor i shtohet dy pyetësorëve të tjerë të njohur, plotësuar nga dora e Prustit, por ndryshe nga këto dy dokumente, pyetësori është vënë në shitje tërësisht i plotësuar.
Nëse të gjithë kanë dëgjuar të flitet për “Pyetësorin e Prustit”, popullarizuar nga Bernard Pivot gjatë emisionit të tij, autori i “Nën hijen e vajzave të reja në lulëzim” nuk ka shkruar kurrë asnjë prej këtyre pyetjeve.

Ky lloj pyetësori ishte një lojë me origjinë angleze, në modë në fund të shekullit XIX.
Pavarësisht moshës së tij të re, Marcel Proust tregon një karakter shumë shpirtëror.
Pyetjes, “Cila është ngjyra që ju preferoni?”, ai i përgjigjet “Ajo e syve të personit që dua”.
a.s/dita

Prusti ka qen i cik vagabond thone ne kohen e vet .
Jo, s’ka ndonji gje .
Eshte…
Trebja !Ka shkrujt shume edhe per sexin 😉
Pyetjes, “Cila është ngjyra që ju preferoni?”, ai i përgjigjet ,
“Ajo e syve të personit që dua”.
Me te cilen nenkupton se normalishte ,s’ka asnji ngjyre
te preferuar me par per cdo njeri ,
sepse asnji s’e di me par se me cilen femer do dashurohet vertete dhe si do t’i ket syt ajo .
Mundet te kesh preferenca natyrishte per ngjyren e syve ,por asnjiher te parashikoshe syt e asaj qe do biesh ne dashuri .
Pra nji pergjigje mjaft Filozofike e Prust-it .Bukur.