PD kundër prishjes së teatrit, Basha: Rama po bën një akt leninist

Ornela

Një akt leninist e quan kryetari i PD-së Lulzim Basha projektin për teatrin e Tiranës. Opozita është kundër prishjes së teatrit, tha Basha pas takimit me artistët.

PD është kundër prishjes së Teatrit Kombëtar, do të qëndrojë fuqishëm në krahë të artistëve dhe u bën thirrje artdashësve t’i bashkohen protestë së tyre legjitime. Ajo që Edi Rama po bën është e kundraligjshme, korruptive. Është shumë e rëndësishme të jemi në krahun e tyre në të gjitha format e mënyrat.

Përçmohen nga një kryeministër, që vinte nga bota e artit, se s’mund të them më që vjen se ky është kompleksi i artistit të dështuar, që e çon drejt urrejtjes ndaj artit dhe që po zhvilloni një projekt leninist të uljes së kokës së artistëve, elitës së kombit për të asgjësuar një tjetër vatër të mendimit të pavarur. Edi Rama e urren mendimin ndryshe ndaj dhe aktet që po merr ndaj tyre janë akte leniniste, bolshevike për të asgjësuar një elitë kombëtare që projekton mendimin e vet”, tha Basha.

Ai foli për një projekt kombëtar të opozitës për artin të cilin do e paraqesë në Parlament.

Ne opozita, do të ndërtojmë një projekt kombëtar për artin e kulturën, do e propozojmë në Parlament dhe nuk do të jetë e largët dita kur shqiptarët ta aprovojnë këtë projekt kombëtar, që në thelb nuk do të jetë thjesht vendim i artistëve të cilët sot diskriminohen dhe goditen financiarisht”, tha kreu i PD-së.

o.j/dita

Share This Article
3 Comments
  • Nuk kam gabue per intiligjencen e keti fare robit.
    Ky ban vrejtje per teatrin sikur te ishte i pari qe merr lajmin per prishjen.Ku ne fakt asht i fundit dhe origjinal i bires se fundit te kavallit qe merr informimin per prishjen e teatrit.
    Tue u nise mbas kaq shume ditesh per kete sebep prishjet ky duhet te jepte nji mendim gjenial.Sepse asht i fundit qe ban vrejtje.Vrejtje qe e len lakuriq ne trut shterpe qe nuk ia thot per askurrfare gjajet tue fillue nga shtepia e verdhe e deri me sot duke perfshire dhe kulmin e ti mbrenda kulmit te cadres te bind per kakareqllekun e tije idiot pa frenim.

  • Hahahahaha ky dhe PDja jan kundra prishjes se teatrit kombetar sepse nuk jan vet ne pushtet , se nes ishin ne pushtet do ishin pro prishjes me siguri .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *