Kampionati i ri kombëtar mund të llogarisë një pretendent më pak, teksa Flamurtari i Vlorës, i ndërtuar me pretendime të mëdha, është thuajse në buzë të greminës. Klubi i Shpëtim Gjikës ka kaluar në krizë financiare dhe nuk është në gjendje të paguajë futbollistët profesionistë të skuadrës, përfshirë edhe ata që mori me bujë në merkaton e kësaj vere, si Ilion Lika apo Erion Dushku. Lajmi është konfirmuar nga administratori i klubit, Geri Çipi, i intervistuar nga televizioni Top Channel. Çipi ka theksuar se asnjë nga lojtarët e ardhur nga qytete të tjera nuk do të mund të qëndrojë me kuqezinjtë. “Për shkak të financave të pakta që kemi siguruar për këtë vit, kemi vendosur një strategji të re për ekipin e këtij sezoni. Do të krijojmë një skuadër me lojtarë nga Vlora dhe me futbollistë që vijnë nga ekipet e moshave të Flamurtarit.
Do të ngremë një skuadër modeste por konkurruese në kampionat, me aq mundësi sa kemi”, është shprehur Çipi. Për të gjithë ata lojtarë që janë nën kontratë me klubin, por që nuk plotësojnë “kriterin” e të qenit nga Vlora, Çipi sqaron se janë të lirë të shkojnë ku të duan. “Me lojtarët që afruam këtë verë kishim bërë një marrëveshje, por nuk e kishim hedhur në letër. Ndërsa për futbollistët e huaj, duke përfshirë këtu edhe ata si Muzaka, janë të lirë të luajnë ku të duan pasi ne nuk u sigurojmë dot më rroga të majme”, thotë Çipi. Ai ka hedhur poshtë ndërkohë zërat për largim të Shpëtim Gjikës nga drejtimi i skuadrës.
Vetëm pak ditë më parë, Gjika kishte siguruar lojtarët se financat ishin të sigurta, por në prag të kampionatit ka plasur “bomba”, duke rezultuar krejt e kundërta. Edhe pse nuk thuhet zyrtarisht, përflitet se shkaku i krizës është largimi i sponsorëve të ndryshëm vlonjatë. Pjesa më e madhe e tyre kanë qenë biznesmenë ndërtimi, të cilët kanë kërcënuar me ndërprerjen e financimeve të ekipit për shkak të aksionit për prishjen e ndërtimeve të paligjshme në bregdetin e Vlorës. Në këto kushte, Gjika nuk mund të paguajë lojtarët e ardhur dhe skuadra do të detyrohet të mbështetet te të rinjtë e ardhur nga ekipet zinxhir. Flamurtari është një nga klubet më të shquar në Shqipëri për prodhimin e talenteve, megjithatë është e vështirë që ata të arrijnë të konkurrojnë në kampionatin e Kategorisë Superiore.

shpresojme qe te shkoni ne kategori te 2 , skuader moçalore
Na rruaç tocin o loku
ik o loku ik dhe futi ndonje kenge me çifteli
ik more shpellar fli me ndonje ujk dhe lere Vloren se ta ka shtyp koken perher o gje e trash
le te shpresojme qe tu prishen te gjitha ndertimet vend e pa vend qe kane bere keta interesaxhinjte,FORCA FLAMURTARI
Mbase bie pak shi thuaj…..
Mbaruan ndertimet pa leje, i mbaruan paret gjike shpifanjozit. Dhe pse e them qe paret e gjikes lidhen me ndertimet pa leje. Deri disa dite me pare Flamurtari beri disa blereje te mira dhe ashtu si i ka mesuar Gjika, filluan te deklarojne se kampionati i ardhshem do te ishte i tyre. Sa filluan te prishen ndertimet pa leje, hop u shperbe flamur_ ari. Ne donim qe flamurtari te ishte i forte qe te behej kampionati me intresant, por tani e kuptojme se i u be shume mire vlorakeve qe te mos kene skuader per nja 10 vjet!
OH SA MIRE MOS ME QENE VLONJAT!