Një aksident automobilistik ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Fierit.
Drejtuesi i një automjeti tip “BMW” me targa 298 NN ka përplasur një këmbësore në lagjen “11 janari”.
E aksidentuara është shoqëruar në spitalin rajonal të Fierit, ku vazhdon të trajtohet në sallën e reaminacionit.
Mësohet se e dëmtuara ka marrë plagë të rënda si pasojë e përplasjes në asfalt, dhe nuk dihet ende nëse ka dalë apo jo nga rreziku për jetën.
Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia me të cilën udhëtonte drejtuesi i mjetit, i cili është shoqëruar në polici pas aksidentit të ndodhur.
s.a/dita
