SHBA “blindon” kufirin me Meksikën

Dita

Shteti i Teksasit në Amerikë ka vendosur trupat e Gardës Kombëtare në kufirin me Meksikën.

250 persona do të dërgohen për të patrulluar zonën brenda 72 orëve, tha një zëdhënës i Gardës.

Ky vendim i shtetit të Teksasit u mor pas thirrjes nga ana e Presidentit Donald Trump për “të dërguar 4000 trupa të Gardës Kombëtare për të siguruar kufirin me Meksikën deri në ndërtimin e një muri kufitar”.

Trump është shprehur që në marrjen e mandatit të tij se krahas ndërtimit të murit, do të ndërmarrë edhe masa të rrepta për emigrantët.

Ai ka thënë se nuk do të lejojë hapjen e kufijve për drogën dhe krimin.

Ndërsa Presidenti i Meksikës e ka dënuar këtë vendim, duke e quajtur qëndrim kërcënues dhe mosrespektues nga ana e Trump-it.

Krahas Teksasit dhe Arizonës, edhe New Mexico-s e Kalifornisë u është kërkuar që të forcojnë sa më shumë mbrojtjen.

s.a/dita

 

 

Share This Article
1 Comment
  • Cfare denon ky President pella i Meksikes qe gjithe diten lyen floket me xhele dhe per qytetaret e tij qe kane zgjdhur as qe e rruan fare.
    Nuk dime qe te te kete ndonje vendim per mos ruajtjen e integritetit territporial te Amerikes dhe Trump e ka anulluar.
    Kujfijte i ruan cdo shtet, nuk perfshijnme ketu ato shtete espanike qe nuk kane kufij dhe i komandojne kartelet e droges duke filluar nga meksika e me rradhe.
    Pikat e kalimit tte legalizuara ne kufijt e amerikes funksionojne dhe cdo person i pajisur me veze te rregullt amerikane hyn e del pa asnje problem
    Problet e Meksikes, Presidenti Nieto kerkon t’ja kaloje Amerikes duke u vene ne mbrojtje te kartelave te droges se shtetit te tij rrupalle..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *