1 vit pa Artan Cukun/ Bashkëshortja: Artani ishte plot surpriza

Leda Hysa

 

Orët e vona të 8 prillit 2017, Artan Cuku ish-drejtues i lartë policie u vra në një atentat pranë pallatit të tij në “Rrugën e Kosovarëve”, pranë Liqenit Artificial në Tiranë.

Një vit pas asaj ngjarje të rëndë, Bashkia Dibër ka vendosur t’i akordojë titullin “Qytetar Nderi i Dibrës”.

Familjes së ish-kryepolicit, titulli iu dorëzua në aktivitetin në përkujtim të 1 vjetorit të vrasjes, ku veç të tjerash u prezantua edhe një dokumentar, që në fokus kishte karrierën dhe familjen e Cukut si dhe një libër.

Në dokumentar për Artan Cukun folën familjarë të tij dhe ish-drejtues të policisë të cilët vlerësuan lart kontributin e Artan Cukut në Policinë e Shtetit. Gruaja e tij e cila tashmë kujdeset për dy femijët jetimë rrefeu se cili ishte Artan Cuku në raportet e tij familjare. Ajo e përshkruan Artanin si një njeri plot surpriza dhe që familjen e vendoste mbi gjithçka, teksa evidenton se ai ishte njeri gazmor.

Për vrasjen e Artan Cukut në 8 prill 2017 pranë banesës së tij, policia e shtetit arrestoi Mikel Shallarin. I riu nga Kuçova ende nuk ka treguar se kush janë porositësit e këtij krimi, teksa hetimet për zbardhjen e këtij krimi që tronditi opinion publik vijojnë ende./shqiptarja.com

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *