Sulmi kimik në Siri, Franca kërkon takim urgjent të KS-së në OKB

Dita

Dhjetëra njerëz raportohet se u vranë me armë kimike në qytetin rebel të Doumas të shtunën, dhe pas reagimeve kundër Presidentit të Sirisë, Bashar Al Asad, mësohet se Franca ka kërkuar takim urgjent të Këshillit të Sigurisë në OKB.

Më herët, Mbretëria e Bashkuar ka kërkuar një hetim urgjent, ndërsa Papa Françesku u shpreh se asgjë nuk mund të justifikojë përdorimin e armëve kimike.

Nga ana tjetër, Rusia dhe Siria vazhdojnë të mohojnë lidhjen e tyre me sulmet që zhvillohen me armë kimike, por Trump duket se mendon të kundërtën.

Me një seri postimesh në Twitter, Trump e cilësoi Asadin kafshë, si dhe akuzoi drejtpërdrejtë Rusinë dhe Iranin për mbështetjen që i japin presidentit të Sirisë.

s.a/dita

Share This Article
1 Comment
  • Shume prapaskena po luhen ne kurriz te popullit te pafajshem Sirian, asnje pale nuk thote te verteten.
    E vetmja e vertete eshte qe, po shfarosen femije dhe qytetare per te vendosur nen zoterim Sirine, lufte e fuqive te medha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *