Një aksident raportohet të ketë ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës, mbrëmjen e sotme në dalje të Durrësit në drejtim të Tiranës.
Sipas të dhënave paraprake, mësohet se në aksident janë përfshirë disa automjete, ndërsa thuhet se ka edhe të lënduar.
Aksidenti mes disa mjeteve, ka bërë që të bllokohet edhe qarkullimi. Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga policia për shkaqet e aksidentit apo për gjendjen e të lënduarve.
l.h/ dita
