Me parimin “Hungaria e para”, Orban ka ndikuar më shumë se çdo politikan tjetër në vendin e vet që nga rënia e Perdes së Hekurt.
Ai e provoi qeverisjen në vitin 2010 e përpara kësaj edhe në vitet 1998-2002. E diela solli rikonfirmin e Orbanit në krye të ekzekutivit dhe triumfi ishte dërrmues.
Por, si arritën hungarezët t’ia jepnin votën sërish në një masë të tillë? Për të kuptuar këtë, thotë Boris Kalnoky, duhet të kthehesh në vitin 2006, kur u bënë publike disa regjistrime të kreut socialist të qeverisë, Ferenc Gyurcsány. Pa pushim, populli është gënjyer, dëgjohej në njërin prej tyre. Tek hungarezët atëherë, diçka u thye. Besimi tek demokracia dhe bindja se falë ndryshimit të sistemit, gjithçka do të bëhet më mirë. Protestat masive kundër Gyurcsány u shtypën brutalisht. Opozitarët e drejtuar nga Orbani u rrahën me shkopinj gome.
Pas kësaj, erdhi kriza e 2008-2009. Vendi u gjend në prag kolapsi, pati nevojë për kreditë e FMN-së dhe Orbani premtoi atëherë një fillim të ri. Hungaria duhet të fillojë të mendoje me kokën e vet. Në atë kohë të vështirë, ai përfaqësonte idenë se nevojiteshin rrugë të reja për vendin e kjo i solli në vitin 2010 një fitore spektakolare.
Bilanci i Orbanit nuk ishte i keq: në kohën e krizës, në vend që të “shtrydhte” qytetarët, ai i “mbyti” koncernet multinacionale me tatime speciale dhe uli taksat për qytetarët dhe shtresën e mesme. Rriti eficencën e mbledhjes së tatimeve. Borxhi shtetëror u ul nga 82% në 72% të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Ai urdhëroi konvertimin e detyruar të të ashtuquajturave kredi devizash nën vlerën e tregut. Bankat (e huaja) u goditën, por qindra e mijëra familje shpëtuan nga ngecja në borxhe.
Ekonomia rritet, rrogat po rriten, në vend ka gati punësim të plotë. Telat me gjemba në kufi nga ana tjetër mbajnë larg emigrantët. Triumfi i së dielës e forcon legjitimitetin e tij edhe në nivel europian, pasi nga ky ngadhënjim marrin krahë partitë nacionaliste në mbarë kontinentin.
Euroskeptiku që i kundërvihet integrimit të mëtejshëm europian e lavdëron hapur liderin rus Vladimir Putin, premton ulje të tatimit mbi fitimin dhe miratim politikash të rritjes ekonomike, por për median kritike ndaj tij dhe grupet e shoqërisë civile që luftojnë për të drejtat e njeriut dhe kundër korrupsionit, rezultati i votimeve të së dieles do të thotë telash.
o.j/dita

Se pari Orban nuk eshte antieuropian, por eshte anti politikave te BE per mbushje te Europes me klandestine.
Se dyti Orban eshte atdhetar, e do vendin e tij. Slogani “Hungaria e para” eshte kuptimplote.
Se treti Orban ne qeverisje ka suksese ne ekonomi, e kjo ka shume rendesi.
Se katerti, Orban votohet nga hungarezet pikerisht prej atyre gjerave qe sulmohet nga Brukseli zyrtar, se mbron integritetin e Hungarise nga vershimet e refugjateve e terroristeve mes tyre.
Vota e hungarezeve per Orban eshte vote per ruajtjen e identitetit tyre kristian, ata nuk duan qe hungarez te jete dhe afrikani apo aziatiku.
Dhe si perfundim, ne Poloni, Hungari, Rep. Ceke, Sllovaki, Slloveni ku qeverisin Orban and Co. mungon krejtesisht Terrorizmi islamik! Sepse mungon lenda e tij e pare : Refugjatet klandestine!
Europa perendimore qe mburret me dyert e hapura per refugjate e terroriste mes tyre, vuan te mashtroje se sulmet terroriste islamike behen nga “te semure mendore” (si rasti i Gjermanise), por ky mashtrim i zbulohet pikerisht nga keta “te semure psiqike” qe para terrorit therrasin parrullen aq te njohur -Allahu-Akbar- qe natyrisht kushdo e di kujt i perket. Atyre klandestineve qe Orban i mban larg Hungarise tij dhe qe hungarezet prandaj e votojne bujarisht se prej politikes tij jane te mbrojtur nga ai terrorizem islam, ndryshe nga europiano perendimoret qe fale politikave te Merkel and Co., po perjetojne nje pasiguri e frike ndaj ketij terrorizmi te sjelle ne Europe me uniformen e refugjateve.
Te pershendes zotri aktualiteti. Ike rene pikes jam 100% me ty dhe une ketu ne Milano kam votuar Matteo Salvinin tamam sepse eshte me vijen e Orbanit hungarez. Te gjithe keta “europeist” jane te semure dhe nuk e kuptojne se kjo tip europe po e shkatrron vetveten. Une nuk u “çmenda” te mendoj per klandestinet afrikan qe gjejne pa bejne. Gjithsejcili ka pergjegjsi femijet e tij qe ka sjelle ne jete e jo te mendoj per “pjellat” e te tjerve sepse ky quhet KAOS dhe dihet kush fiton FURBET thuhet ketu ne Itali. Orbanin e kane zgjedhur hungarezet per veten e tyre e jo per te tjeret. Soledarita eshte nje diçka personale dhe kush pranon se eshte i tille te hapi nje llogari bankare ne banke e te ftoj gjithe solidaret (buonistet) e Europes te derdhin para e ta mbajne parazitet qe e kane per zanet parazitimin. Ciao!…
Pershendetje – shqiptari emigrante ne Itali.
Ke bere me te miren qe ke votuar per Matteo Salvinin. Ti e di me mire se e gjithe propaganda anti-nacionaliste vjen nga ata qe po shkaterrojne identitetin e Europes. Italia nen qeverisjen Renci u degradua ne nje liman qe mblidhte bythzinj nga Afrika. Salvini eshte sot shprese jo vetem per italianet, por dhe per shqiptaret ne Itali. Salvini nuk eshte kunder shqiptareve, perkundrazi. Per shqiptaret eshte mire qe matane Adriatikut te jete Italia europiane e jo Italia afrikane.
Pra te jap te drejte plotesisht per zgjedhjen qe ke bere e te uroj mbaresi!