Lufta civile në Siri. “SHBA të shkelmojë zakonin e sundimit”

Dita

Asnjë qëndrim i hapur, retorikë e ndjeshme apo bombardime të njëpasnjëshme  nuk do të pengojnë rrugën e regjimit të Asadit për fitore në këtë luftë civile. Tani duhet të jetë e qartë se, çdo ndihmë e ofruar nga Perëndimi për sirianët që nga viti 2011 vetëm sa ka zgjatur agoninë e këtij vendi.

Shtatë vjet më parë, inteligjenca dhe mediat perëndimore deklaruan se Bashar al Asad ishte drejt fundit të tij. Por, kjo ishte një deklaratë e gabuar. Që nga ajo kohë, ndërhyrja ka rezultuar më e gabuar sesa mënjanimi nga ky veprim. Ndërhyrja e jashtme në luftërat civile të Lindjes së Mesme nuk ka qenë kurrë produktive, përveç se ka sjellë vdekje dhe shkatërrim.

Përdorimi i gazit toksik nga rebelët, javën e kaluar në Douma, pasoi sulmet e mëparshme me bomba kimike. Kur u përdorën këto bomba vitin e kaluar, 59 raketa amerikane u rrëzuan në bazën ajrore siriane të Shayrat-it, dhe u pa qartë që nuk kishte asnjë lloj impakti. Regjionet që luftojnë për ekzistencën e tyre nuk kujdesen për dënimin, dhe as për hendekun e traktateve ndërkombëtare. Të njëjtin qëndrim kanë edhe mbështetësit e tyre, që në këtë rast janë Rusia dhe Irani. Ata shohin vetëm një grusht cinik të politikës së jashtme në detyrë.

Marrëveshja e armëve kimike të vitit 1997 ishte një lloj përparimi në përcaktimin e formave të “pranueshme” të vrasjeve në luftë. Defekti i tij ishte se vendet e vogla dhe të varfëra kishin depozita më të mëdha. Ata nuk mund të shihnin shumë dallime mes klorit të tyre, bombave të tmerrshme të grupit të Nato-s dhe fosforit të bardhë.

Mos ekzistenca e humanitetit qëndron pikërisht në vrasjen e çdo civili në luftë. Ka diçka të çuditshme në shënjestrimin e zonave civile periferike të Damaskut. Por pavarësisht mohimeve, edhe Perëndimi e bën këtë gjë. Verën e kaluar, monitoruesi “Airwars” vlerësoi se më shumë se 8.000 civilë vdiqën në vjeshtë në Mosul, kryesisht nga raketat jorezidente, amerikane dhe britanike.

Edhe Pentagoni pranon se ka vrarë qindra civilë në Irak dhe Siri. Siç thotë edhe komandanti britanik Maj Gen Rupert Jones, vdekjet civile janë “çmimi që paguhet” për luftimin brenda në qytete. Dhe Asadi, me shumë gjasa, do të pajtohej me deklaratën e komandantit.

Ligjet e luftës janë të përfshira në hipokrizi, kryesisht për shkak se ato janë të shkruara nga fituesit e saj. SHBA-ja nuk e ka nënshkruar ende konventën kundër bombave thërrmuese, një nga armët më imorale të hartuara ndonjëherë. Ata dolën nga prodhimi vetëm vitin e kaluar, por armë të tilla përdoren ende nga aleatët sauditë në Jemen.

Lufta siriane do të përfundojë vetëm kur Asadi të fitojë, dhe asnjë “karrige e huazuar” nuk do të mund ta ndryshojë këtë fakt. Pas fitores së tij, ne mund të diskutojmë gjerë e gjatë sesi ta dënojmë atë. Për momentin, ndërhyrja ushtarake perëndimore është krejtësisht e pakuptimtë.

SHBA-ja duhet ta shkelmojë zakonin e përpjekjes për të sunduar botën.

 

The Guardian

Përktheu: Dita

s.a/dita

Share This Article
2 Comments
  • Cia i hedh bombat kimike, 2 dite pasi Trump

    mori vendim per tu terhequr nga Siria, zere se i ka hedhur

    nje edhe vete Trumpit ne shtepine e bardhe

  • Dita , bravo !
    Juve botoni shpesh artikuj të marrë nga shtypi botëror , shpesh herë tendenciozë .
    Nuk mbaj mend të kini botuar material më objektiv se ky.
    Edhe një herë bravo iu qoftë !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *