Rruga që “shkundi” xhepat e shqiptarëve

Leda Hysa

 

Fatura që qytetarët shqiptarë kanë paguar për rrugën Durrës-Kukës përbën një rekord, jo vetëm për rajonin, por edhe në Europë. Të dhënat zyrtare tregojnë se në total buxheti ka paguar 1.2 miliardë euro për ndërtimin e autostradës me gjatësi 170 kilometra.

Ky është një nga rastet e rralla, kur një vend shpenzon 13 për qind të Prodhimit Kombëtar në një vepër të vetme publike. Por, kjo shifër nuk e tregon të plotë faturën që shqiptarët kanë paguar në emër të rrugës Durrës-Kukës.

Para se kjo vepër të ndërtohej, qytetarët kanë paguar edhe 200 milionë euro të tjera përmes taksës “Majko”. Këto para u mblodhën për ndërtimin e Rrugës së Kombit u shpenzuan nga qeveria e atëhershme për qëllime të tjera.

Në total janë 1.4 miliardë euro. Por edhe kjo është vetëm fatura direkte. Kostoja e vërtetë e rrugës është shumë më e madhe për shkak të pasojave zinxhir në financat e shtetit.

Në periudhën 2008-2009, për të përballuar faturat e rrugës, qeveria e rriti borxhin publik me 6% në vetëm dy vjet. Dalja e financave të shtetit nga kontrolli sjell rritjen e interesave të borxhit, por edhe zhvlerësim rekord të lekut brenda një kohe të shkurtër.

Borxhi publik i Shqipërisë vazhdoi të rritet edhe pas 2009-ës duke arritur deri në 73 përqind të Prodhimit Kombëtar. Ndonëse, në vitet më vonë borxhi u përkeqësua edhe nga kriza globale, rruga Durrës-Kukës ishte goditja fillestare që lëkundi themelet e financave të shtetit. Kostot janë duke i paguar sërish qytetarët taksave më të larta.

Krahasuar me vitin 2012, qeveria e ka rritur barrën fiskale me 400 milionë euro në vit. Por, as këto para nuk mjaftojnë për të mbyllur faturën e rrugës Durrës-Kukës.

Për 30 vitet e ardhshme qytetarët shqiptarë do të paguajnë edhe 400 milionë euro të tjera, për përfundimin e autostradës dhe mirëmbajtjen e saj, jo nga paratë shtesë që qeveria mbledh nga taksat, por pjesa më e madhe si pagesa direkte kur të kalojnë në këtë rrugë./tch

l.h/ dita

Share This Article
6 Comments
  • Jo mire sa bukur e thua. Do paguhen 400 milione te tjera jo nga taxat e rruges qe e fusin te gazi, por te pagesa per koncesionarin. Qeverite, qe nga Majko qe ka mbledhur 200 milione, nuk i shpenzojne leket e rruges per rrugen, prandaj shqiptaret dyhet te paguajne prape per rrugen. Pse nuk fusni Majkon ne burg, dhe ata qe hodhen ne ere parate e rruges?
    Cpune ka koncesionari kur rruga eshte paguar?
    Te largohet koncesioni dhe te dalin fajtoret para drejtesise.
    Aty fillon diskutimi per taxen.

    • O Mirel futja kot. Taksa Majko u mblodh vetem per nje vit dhe bizneset e paguanin ne dogane kur fusnin mallin. Kjo shume e mbledhur vertete nuk shkoi per rrugen por eshte perdorur per te mbushur gropa te tjera te buxhetit. Kete e konfirmon edhe Kontrolli i Larte i Shtetit I cili tha se nuk kishte abuzime me leket e kesaj takse por vetem ndryshim destinacioni. Me fjale te tjera ne vend qe te mirembahej rruga u bene kopshte dhe shkolla. Kjo eshte e verteta. Te tjerat jane halucinacione te tua qe sja vlen ti besh koment.

  • Nuk mjafton fare konstatimi, pasi e kemi degjuar me dhjetra here, por marrja e masave per te vene para pergjegjesise sa me pare ata qe abuzuan me kete projekt. Bazuar mbi diskutimet dhe lajme te ofruara nga massmedia, del qe fajtori kryesor eshte Lulezim Basha, ai qe vuri dore mbi fondet e kesaj rruge. Ne se kjo eshte e vertete, ti ktheje menjehere mbrapsht ato para, dhe jam i sigurte qe jo vetem do mbaroje e gjithe autostrada, por do te mjaftojne dhe per mirembajtjen e saj! Populli ka plotesisht te drejte qe cohet dhe proteston, pasi, nuk ka asnje arsye te paguaj ende, kur nderkohe hajduti apo hajdutet bertasin me shume per te drejtat e njereze, duke u munduar tyer lajne duart si Ponc Pilati! Eshte kaq e thjeshte kjo pune, por kam frike, se dhe te tjera struktura mund te kene vene dore ne grabitjen e ketij fondi, keshtu qe kemi te bejme me nje loje ping pongu, e cila, jo vetem nuk zgjidh asgje, por e con problemin e zgjidhjes ne kalendat greke! Qofsha i gabuar ne arsyetimin tim!

  • Tu merren pronat e parate Majkos ,Nanos ,Saliut ,lulit dhe hajduteve te tjere te rruges se kombit Pastaj te vendosen taksa.

  • O Kris 1, jam plotesisht dakort qe paret dhe pronat ti merren PANDELI MAJKOS, FATOS NANOS, SALI BERISHES, LUL BASHES, po mashtruesin dhe demagogun ordiner EDI KRISTAQ ANETA RAMEN, ku ma le, e harrove, te doli nga mendja !!??
    Keto kane emer, mbiemer qe te mos ngaterrohen i vihet edhe emeri i babes dhe i nenes.
    E kupton qe EDI RAMA eshte KAPO i SHTATE OLIGARKEVE qe duan ta kene gjithcka monopol te tyre, te vjedhin gjithcka nga pasuria kombetare dhe nga xhepat e taksapaguesit shqiptar. Keto kane semundjen qe nuk ngopen me pare, prandaj bejne lloj veprimesh dhe mashtrimesh. Prandaj kur dihen me emer dhe mbiemer duhet ti japesh denimin qe meritojne dhe ti sekueshtrosh gjithcka. Keto jane plehrat dhe jashteqitja e nje populli. Prandaj vendi i tyre eshte ne gropen e fekaleve.

    • Nuk e harrova por neqoftese te paret jane torta e mafies Edvini eshte qershia qe e zbukuron ate.Eshte i varfer sa qe ben shume pune bile uikendet i ben me tre vakte pune.Gju me gju me popullin por me duart ne buxhet

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *