Një videoselfie është bërë virale në internet, duke u parë më shumë se 10 milionë herë.
Në video shfaqet një vajzë gjatë një feste, në të cilën shihet se si një person vendos një pilulë mister në pijen e saj.
Bjondja po xhironte skenën në party ndërsa kërcente me mikeshën, duke mbajtur telefonin në një dorë dhe duke mbajtur pijen e saj me dorën tjetër.
Në një moment teksa ajo kalon pas dorën me pije, një i ri mashkull i hedh diçka të paidentifikuar në pije.
Video u postua në Twitter të mërkurën me paralajmërimin: “Nuk mund ta kuptoj përse dikush mund të bëhet aq i keq në një lojë dhe të ketë nevojën për tu bërë një “grabitqar” kaq i neveritshëm.”
l.h/ dita
