Me një këmbë jashtë Champions League dhe një titull për t’u fituar në Serie A, skuadra e Juves ka filluar të mendojë për revolucionin që do të bëjë në skuadër për vitin e ardhshëm
Dhe emri i parë që lakohet të bëhet pjesë e skuadrës bardhezi është ai i spanjollit Alvaro Morata. Sulmuesi dhe familja e tij janë të dashuruar me Italinë dhe Torinon dhe një rikthim i mundshëm pritet të ndodhë në verën e ardhshme. .
Sipas El Mundo Deportivo, Juve po mendon të fillojë negociatat për rikthimin e tij në Torino. Rikthimin e Moratës e ka përshëndetur edhe Dybala, që mendon se një sulmues i tillë do ta ndihmonte shumë skuadrën. Ndërkohë Morata mund të marrë vendin e Mandzukic, që me shumë gjasa do të jetë jashtë skuadre me hapjen e merkatos.
l.h/ dita
